Programacion

E Shtunë
12
Qershor
E Diel
13
Qershor
E Hënë
14
Qershor
E Martë
15
Qershor
E Mërkurë
16
Qershor
E Enjte
17
Qershor
E Premte
18
Qershor
E Shtunë
19
Qershor
E Diel
20
Qershor
E Hënë
21
Qershor
E Martë
22
Qershor
E Mërkurë
23
Qershor
E Enjte
24
Qershor
E Premte
25
Qershor

Foto nga Urgjenca invefktive

Aktualitet

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri, gjithnjë e më të ulta shifrat e pandemisë

11 Maj, 08:59| Përditesimi: 11 Maj, 09:01

Në Shqipëri që nga periudha 16-22 Shkurt e këtij viti, përhapja e pandemisë COVID 19 ka ardhur duke u kufizuar në mënyrë të vazhdueshme. Gjatë javës së fundit 4 Maj-10 Maj, sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, pati një rënie të ndjeshme të numrit të të infektuarve rishtazi, por dhe të viktimave apo dhe shtrimeve në spitale. Në të gjithë vendin, rastet e reja pësuan gjithashtu një tkurrje të fortë.

Në total, në 7 ditët e fundit pati vetëm 16 vdekje, një nivel i cili nuk ishte rregjistruar që prej periudhës 22-28 shtator 2020. Krahasuar me javën pararendëse bëhet fjalë për një rënie me 20 përqind. E hëna ishte dita me numrin më të lartë, prej katër jetësh të humbura: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qyetetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, dhe 1 qyetetar nga Fushë-Arrëzi, të moshave 51-79 vjeç.

Një ulje sërish të ndjeshme pësuan edhe rastet e reja, të cilat ranë në një total prej 477 të infektuarish, ose 28.9 përqind më pak se në javën pararendëse. Bëhet fjalë për kuotën më të ulët javore që nga fundi i Qershorit dhe fillimi i muajit korrik të vitit të shkuar. E hëna shënoi dhe kuotën më të ulët me vetëm 30 të infektuar, të identifikuar në 14 bashki të vendit: 10 raste në Tiranë, 3 raste në Korçë, Devoll, Sarandë, 2 raste në Vorë, 1 rast në Shkodër, Fier, Lushnje, Vlorë, Mirditë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh.

Rënia e rasteve u rregjistrua ndërkohë që numri i testimeve pësoi një rritje javore me 12.6 përqind, ose 18.304 tamponë të kryer në total. Për pasojë pozitiviteti (raporti mes rasteve dhe numrit të testimeve) vijoi gjithashtu të bjerë duke u ulur në një mesatare javore prej 2.6 përqind, ose 1.5 pikë përqindje më pak nga java e mëparshme. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Në përmirësim edhe situata në spitale, ku totali i pacientëve deri të hënën pasdite ishte 99 të sëmurë, nga të cilët 2 në terapi intensive dhe 4 të tjerë të intubuar.

Gjatë javës që shkoi 6.249 persona u shëruan. Ritmi ndjeshëm më i lartë i atyre që negativizohen, krahasuar me rastet e reja, ka bërë që numri i rasteve ende aktive, të tkurret me shpejtësi. Krahasuar më javën e shkuar bëhet fjalë për një reduktim prej 34 përqind. Në të gjithë vendin deri të hënën llogariten 11.296 persona ende të prekur nga koronavirusi. Gati 83 përqind e tyre janë në qarkun e Tiranës, I ndjekur nga Shkodra e 327 raste aktive dhe Fieri me 263 raste.

Shqipëria po vijon me ritme të larta vaksinimin e popullatës. Deri të hënën autoritetet njoftuan se janë kryer në total 601,291 doza të vaksinës kundër COVID 19, ose gati 97 mijë gjatë 7 ditëve të fundit. Mbi 479 mijë vaksina janë kryer për persona mbi 60 vjeç. Procesi vijon duke kombinuar vaksinimin e personave mbi 60 vjeç paralelisht me punonjësit e shërbimeve kritike si ato të fasonerive apo dhe operatorëve turistikë. Një sasi prej 11.700 doazash të vaksinës Pfizer mbërritën mbrëmjen e së hënës në Shqipëri, ndërsa në total kanë ardhur mbi 760 mijë doza përfshirë dhe vaksinat Astrazeneca, Sinovac dhe Sputnik V./ VOA

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër një rikthimi të Sali Berishës në krye të PD?