VIDEO/ Zgjedh Selenicën në vend të Amerikës, bujku lë pa fjalë: Punon tokat e gjithë fshatit dhe modifikon makineritë bujqësore

16 Mars 2023, 11:00| Përditesimi: 17 Mars 2023, 09:32

  • Share

Për Landi Metkon, djalin fjalëpakë dhe të papërtuar të fshatit Selenicë, puna si bujk dhe modifikimi i mjeteve bujqësore janë dy faktorët kryesorë që e mbajnë ende në vendlindje. Ishte vetëm 12 vjeç kur i ati e merrte me vete për të punuar tokën. Sot ai ndjehet krenar që ka ndjekur gjurmët e tij.

Në Selenicë të Kolonjës ka ndërtuar familjen, madje ideja e largimit nga vendi nuk është në planet e të ardhmes. Sapo mbërrin në vendin e tij të punës, vë re se Landit nuk i mungon asnjë makineri.

“E kemi nisur me një traktor të vogël, nga puna e shumtë kemi arritur të blejmë 2 traktorë dhe një autokombajnë. Kam bërë një pompë lavazhi për të larë mjetet, edhe kundërpeshën e kam bërë vet se vinte goxha lekë”, tregon Landi për emisionin “Një nga ne”.

Dëmtimet e makinerive bujqësore dhe shpenzimet që kërkojnë janë të pashmangshme, por sërish 30-vjeçari është entuziast se do ia dalë të ngrejë pasurinë e tij me punën si bujk.

“Kemi 40 hektarë të mbjella, 3 hektar i kam të miat. Ka raste që e nis punën në 5 të mëngjesit deri në 2,3 të natës. Kemi hallin e kohës kur prishet dhe duhet t’i mbjellim me patjetër”.

I ati 68 vjeç, po ashtu nuk e ka ndalur punën. Do t’i bëhet krah fëmijëve që mos t’iu mungojë asgjë.

“Toka është pjellore. Nga Selenica nuk i heq fëmijët, as në Amerikë nuk i çoj. Pasioni i punës dhe paraja energjik të bëjnë.  Po i ndihmoj që t’iu lë ndonjë pasuri këtyre, të kenë dhe të mos i varin kokën njeriu fare”.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Naimi: 17/03/2023 18:58

    Të lumtë o Trim!..paç fat e mbarësi!.. gjithë Rinia duhet të marrë shembull!

    Përgjigju
  • Agjenti: 17/03/2023 10:20

    Hallall djali. Bravo i qofte. Ket ta shofin gjermanet e marrin brenda ores.

    Përgjigju
  • Boti: 16/03/2023 23:20

    Sh mire e kane.. doktorat qe ikin, pse te mos shkojne ne Selenice te punojne bujk qe te marrin rroge mw te mire po duhet te ikin ne gjermani, usa? Ikni ore mortje me keto propaganda rrembythje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?