Zgjedhja e kandidatëve/ Konservatorët britanikë ‘OK’ Bashës: Duhet transparencë në parti

26 Qershor 2020, 18:59| Përditesimi: 26 Qershor 2020, 19:12

  • Share

'E kanë realizuar sikur duhet formulën e propozuar për përzgjedhjen e kandidatëve'. Vlerësimin kryetarit të Partisë Demokratike ia jep ideatori i kësaj risie në selinë blu, Fondacioni i konservatorëve britanikë.

Në një postim në rrjetet sociale përfaqësuesit e këtij fondacioni thonë se ky hap është shumë i rëndësishëm për të siguruar një transparencë në procesin e brendshëm zgjedhor. Më herët demokratët morën vlerësime edhe nga deputeti Alex Shelbrooke.

Të enjten kryedemokrati Basha prezantoi udhëzimin që parashikon 4 faza të identifikimit e përzgjedhjes së kandidatëve, ku 20% e këtyre kandidaturave do të propozohen nga kryesia. Me hapjen zyrtare të përgatitjeve për fushatë, Lulzim Basha ka vijuar takimet mbi planin ekonomik që ka opozita.

Të premten ai u takua me Administratorin e Përgjithshëm të Konfindustrisë, me të cilin diskutoi për problemet e industrialistëve shqiptarë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • elmaz bufi: 26/06/2020 19:26

    ka me shume se 20 vite qe Partise Demokratike i kerkohet publikisht nje ametare nje vote dhe zgjedhja ..jo perzgjedhja e deputeteve dhe bashkiakeve nga anetaresia dhe nuk e benin tashti na e pranokan te krasitur e mashtrojne dhe te huajt sikur nu ke e dinin

    Përgjigju
    • Tirona: 26/06/2020 20:27

      ish Ministrat ,ishdeputetet, antaret e kryesie se larte dhe ishantaret e kreyesise se larte te PD nuk duhet te nuk duhet tju paraqitet kanditatura ne procesin e brendshem zgjedhor sepse gjate gjithe ketyre viteve kane deshtuar dhe nuk kane pasur rezultate , ate rezultat qe prisnin e gjithe antaresia, simpatizantet dhe mbeshtetisit e PD. Basha , nese ben kete vetting ne PD duke larguar te gjithe Ata qe kane humbur deri mes sot dhe i zevendeson me njerez te rijne , te suksesem ne karieren e tyre profesionale PD do te arrije te jete ne gjendje qe te fitoje pushtetin ....

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?