Të jemi të qartë për këdo që është i angazhuar në PD, por edhe për ata që e ndjekin politikën, se nuk ka parti politike apo subjekt politik pa një lider apo kryetar. Ekzistenca e liderit garanton shpresën për ekzistencën e subjektit politik, por ekzistenca e subjektit politik pa një lider në krye të saj rrezikon ekzistencën ose arsyen përse duhet të ekzistojë.
PD për shumë arsye, disa të vërteta e disa jo të vërteta ka qëndruar gjatë gjatë pa rizgjedhur kreun e saj legjitim. Vonesa është e kuptueshme për shkak të problemeve të e krizës që ajo u perfshi, por vazhdimësia e qëllimshme për të mos zgjedhur kreun e saj, në fakt ka vetëm një qëllim dashakeqas, atë për rrezikuar ekzistencën e këtij subjekti politik.
Propaganda dhe damagogjia ndaj PD në këto dy vite ka qenë e qëllimshme dhe po ashtu kanë tentuar të krijojnë një opinion publik se: PD nuk i bën proceset e saj të brendshme, sepse nuk i mbledh dot forumet e saj duke aluduar këtu edhe në mbledhjen e Keshillit Kombëtar. Në fakt nuk ka asnjë të vërtetë nga këto teori thuajse konspirative që qarkullojnë. PD nuk është se nuk e mbledh dot Këshillin Kombetar, por nuk ka pasur vullentin e brendshëm për ta bërë një gjë tillë. Kriza e PD është nivelet e përgjegjësisë së forumeve të larta që po bëjnë oportunizma e shantazhime në emër të demokratëve që duan të përdorin anëtarësin për interesat e tyre ose nuk kanë kurajë të përballën me anëtarësinë. Në një mbledhje që bënë dhe me kontaktin e parë që patën me disa militantët u solla si viktima të dhunuara a thua se ndaj tyre ishte dhuna e ngjashme e 8 janarit!
E dini pse ka shumë shpresë në ringritjen e PD? Një forcë politike është drejt vdekjes, kur militantët apo anëtarët nuk kanë besim, qëndrojnë indiferent ose nuk duan të marrin angazhime. Demokratët mezi presin të marrin angazhime, përgjegjësi, protagonizëm. Kjo duket nga interesi që shfaqin për të marrë pjesë tani në proceset e brendshme. Pra, kemi një situatë të tillë absurde: demokratët që duan të angazhohen e të marrin përgjegjësi e ndërsa të tjerë pjesë të forumeve apo deputet të PD nuk duan që privilegjet apo përgjegjësitë e tyre t'i ndajnë edhe me të tjerët!
Pse ka rëndësi procesi i zgjedhjes së kryetarit
1. Sepse shkund empatinë duke i dhënë një kohezion të ri pjesëmarrjes së anëtarësisë në proceset e rëndësishme të saj, duke e faktorizuar edhe anëtarin e thjeshtë që qoftë përmes votës e kthen në protagonist dhe e bën dinjitoz;
2. Nxit debatin dhe po ashtu krijon terrenin për përplasje apo për ide e mendime sesi mund të jetë PD sot e nesër;
3. Vendos oara garës shumicën edhe të atyre që kanë konsideruar karrierën si vend fiks punësimi;
4. Pasuron dimensionin e alternativave
Këshilli Kombetar mund të mblidhet sa herë të jetë nevoja, shumica e anëtarëve të tij ndjeheb të diskriminuar, të përjashtuar dhe pa protagonizëm pikërisht për faktin se nuk i kanë thirrur asnjëherë.
Demokratët mezi presin të marrin përgjegjësi, të jenë të përfshirë e pse jo edhe protagonistë në proceset e brendshme të PD! Pjesmarrja e tyre është e drejtë legjitime dhe vlerësim për angazhimin e tyre ndër vite. Askush nuk mund ta ndalojë procesin e zgjedhjes së kreut të PD!