Zgjedhja për kryetarin e ri, PD publikon formularin dhe kriteret për kandidatët! Ja çfarë duhet të përmbushë kryedemokrati i ri

19 Qershor 2023, 13:57| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 17:15

  • Share

Reputacion të lartë te partnerët ndërkombëtarë dhe anëtar partie në 3 vitet e fundit me angazhim të lartë në fushata elektorale janë disa prej kushteve kryesore që do të duhet të ketë kryetari i ri i Partisë Demokratike.

PD ka përcaktuar 12 kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për zgjedhjet e 29 korrikut, të lidhura me angazhimin politik në parti, integritetin moral dhe aftësitë organizative.

Një kriter interesant është edhe fakti se kryetari i ri i PD-së duhet të këtë kontribuar në fushatat e partisë në 3 vitet e fundit. Kriter ky që duket se mund të paralizojë Lulzim Bashën, i cili nuk është se ka qenë shumë aktiv në fushatën për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj.

Një tjetër kriter është se duhet të mos kenë dëmtuar interesat elektorale në 3 vitet e fundit. Po ashtu duhet të ketë figurë të pastër gjyqësore dhe ideologjike si dhe të jetë i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit.

Kryesia e PD vendosi të mbajë me 29 korrik zgjedhjet për kryetarin e ri, ndërsa përballë Lulzim Bashës pritet të mos dalë kandidat asnjë prej figurave qëndrore në PD.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?