Foto ilustruese

Opinion

'Zgjedhjet 2021', veç së tjerash!

30 Prill 2021, 10:43| Përditesimi: 30 Prill 2021, 10:47

  • Share

Zgjedhjet parlamentare 2021 morën madhështinë dhe ngjyrimin e një Refendumi të pa shpallur dhe si i tillë u mbyll. Kjo jo se këtë e thanë disa liderë, parë nga këndvështrimi i interesave të ngushta, por se koha shtroi përpara shqiptarëve detyrën historike: nga, me kë dhe me çfarë shpejtësie do të rrugëtojë Shqipëria?! Pra më shumë se çështje pushteti ishte zgjedhja e kahut dhe shpejtësia e lëvizjes. Si edhe herë të tjera shqiptarët u treguan të qartë, inteligjentë, largpamës, të guximshëm dhe të vendosur; nxorën në pah vlerat më të mira e më fisnike që mund të manifestojë një popull. U ngritën në lartësinë që iu kërkoi koha, e adrdhmia e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Qëlluan në shënjë, nuk u gabuan, nuk u intimiduan, nuk u frikësuan dhe nuk u shitën. Pati një ringjizje të memories dhe të ndjenjës kombëtare, të kthjelltësisë qytetare dhe pa mëdyshje e dhanë verdiktin: Me Europën, Me SHBA dhe jo me shpejtësi konstante por me nxitim në rritje. Pa mëdyshje krah për krah me këta aleatë strategjikë, sot e përgjithmonë: ashtu siç kanë ëndërruar gjithnjë, atje ku kanë qenë shqiptarët që kur u lindën, ashtu siç është amaneti që na vjen nga të parët tanë prej thellësisë së shekujve. Të fitojmë jo vetëm kohën e humbur por edhe të afirmohemi si europianë të vjetër sa dhe rrenjët e Europës.

Shqiptarët e sotëm e dhanë verdiktin, e vunë vulën dhe askush nuk do të guxojë të shkelij mbi këtë vendim historik. E di se kjo nuk është çështje e të majtës apo të djathtës, as çështje e pozitës apo opozitës dhe qëndron mbi ndasitë politike. Por vëllezërit shqiptarë duhet ta kuptojnë njeri tjetrin. Liderët e disa partive në këto zgjedhje, si edhe herë të tjera qysh prej viti 1996, manifestuan mëri, pakënaqësi dhe neveri ndaj aleatëve strategjikë, ushtruan karshillëk të përsëritur me forma e rrugë të ndryshme deri në presion institucional.

Shpresojmë që të kemi nxjerrë një mësim historik. Të konkurojmë mes njeri tjetrit por të mos luajmë bixhoz me fatet e vëndit. Ka gjëra për të cilat duhet të mendojmë e të punojmë të gjithë njësoj. Për këto gjëra të shenjta të parët tanë kanë sakrifkiuar pasurinë, vehten dhe familjen. Toka shqiptare është e mbrujtur me gjak heronjsh e dëshmorësh qysh se është krijuar. Mjafton të kujtojmë epopenë e Familjes Jashari-Emblemë e Shqiptarisë. Apo vargjet e këngëve popullore: “Avdul shite pasurinë, një barrë flori. Vajte tek Bismarku brenda, ndënje në ksami!...”; “Nga kjo baltë e kësaj toke, merr një grusht e shtrydhe fort, pika gjaku do kullojë!...” etj... Këte radhë duket se e kaluam stekën, shkurt u çimentuam në anën e duhur. Të qëndrojmë fort. Urime! Rroftë Shqipëria!

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?