Vota e diasporës

Zgjedhjet 2025/ KQZ miraton rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve

23 Tetor, 19:26| Përditesimi: 23 Tetor, 19:30

  • Share

Sot, Komisioni Rregullator me pesë vota pro miratoi rregulla për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve.

Ky vendim parashikon rregulla të përgjithshme të përcaktuara në Ligj sa i takon procesit të regjistrimit të zgjedhësve dhe institucionit kompetent për të administruar këtë proces, ku përcaktohet se regjistrimi i zgjedhësit në listën e zgjedhësve jashtë vendit bazohet në vullnetin e vetë zgjedhësit për ta ushtruar të drejtën e votës jashtë vendit. Regjistrimi në listën e zgjedhësve jashtë vendit passjell ç’regjistrimin e tij nga lista e zgjedhësve që votojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Parashikohen rregulla të posaçme që lidhen me paraqitjen e kërkesës për regjistrim, afatet dhe dokumentacionin shoqërues që do të duhet të plotësojë zgjedhësi nga jashtë vendit. Hapja e procesit të hartimit të listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit dhe regjistrimin e tyre bëhet nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Kërkesa për regjistrim do të bëhet në mënyrë individuale nga zgjedhësi dhe kjo kërkesë i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sipas procedurave dhe afateve të parashikuara në këtë vendim.

Kërkesat për regjistrim do të bëhen në platformën elektronike e cila krijohet, mirëmbahet dhe përditësohet nga KQZ. Platforma Elektronike të Regjistrimit, (referuar si “PER”) në të dy versionet mobile dhe desktop do të jetë pa pagesë për zgjedhësit me qëllim uljen e barrës së kostos tek zgjedhësi, si dhe për të rritur aksesueshmërinë për këdo në mënyrë që të mos jenë të varur nga teknologjia që gjithsecili disponon. 

Në vendim përcaktohet edhe mënyra e shqyrtimit të kërkesave të ardhura dhe përbërësit e listës së zgjedhësve jashtë vendit, mënyra dhe afatet e komunikimit me RKGjC, si dhe modalitetet e rregullat e tjera teknike të hartimit të kësaj liste

Gjithashtu, janë parashikuar rregullat që lidhen me mbikëqyrjen dhe kontrollin e procesit të regjistrimit për të siguruar transparencë dhe qasje të të gjithave palëve në çdo hap përgatitor apo të zbatimit të procesit, të tilla si vijon: e drejta e partive politike, organizatave joqeveritare shqiptare dhe të huaja, si dhe organizatat ndërkombëtare të specializuara ose të angazhuara në mirëqeverisjen dhe demokratizimin, përfaqësuesit e shteteve të huaja të akredituar në Shqipëri, si dhe të medias, të njihen me të gjitha elementët e PER, veçanërisht gjatë proceseve të testimit operacional, kontrollit apo auditimit të së saj, si dhe për të marrë pjesë në testime gjatë procesit të regjistrimit të kërkesave të zgjedhësve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Vendimi u mor edhe pas konsultimeve me përfaqësuesit e partive politike, përfaqësuesit e organizatave të diasporës, organizatave të shoqërisë civile vendase të angazhuara në mirëqeverisjen dhe demokratizimin, veprimtaria e të cilave ka në fokus zgjedhjet, si dhe medias.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?