Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton nesër fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit.
Report Tv ka siguruar pak ditë më parë modelin i cili pritet të miratohet. Fleta do të ketë të gjithë kandidatët me emra, si listën e mbyllur ashtu edhe listën e hapur.
Fleta e qarkut Tiranë do të ketë përmasa gjigande për shkak se prodhon 37 deputetë dhe duhet të ketë 49 emra për çdo subjekt zgjedhor.
Në kolonë, të parët renditen emrat e listës së mbyllur, të renditur sipas vullnetit të partisë. Këtu zgjedhësi nuk duhet të bëhet ndonjë shënim, sepse ata nuk i nënshtrohen votës preferenciale.
Zgjedhësi, pasi voton për partinë që dëshiron, brenda kësaj kolone, duhet të vendosë një shenjë për kandidatin e preferuar të listës së hapur. Lista e hapur është kjo këtu, me emra me shkronja më të mëdha, e ku renditja bëhet sipas alfabetit të mbiemrit të kandidatit.
Çdo kandidat ka përpara një kuti, në të cilën zgjedhësi duhet të vendosë vetëm një shenjë. Pra, zgjedhësi duhet të vendosë dy shenja, një për partinë, në krye të kolonës, dhe një për të preferuarin e listës së hapur.
Nëse shenjat janë në kolona të ndryshme, vota do të jetë e pavlefshme.
Fletët e votimit janë më të vogla e më të thjeshta në qarqe mesatare, si Fieri, apo qarqe të vegjël si Gjirokastra.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente
