Belind Këlliçi është regjistruar për të garuar në zgjedhjet e 14 majit me vulën e Partisë së Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta. Këlliçi doli nga kandidatët e primareve por duke qenë se Rithemelimi mbeti jashtë zgjedhjeve, do të garojë përballë Erion Veliajt dhe Roland Bejkos përmes koalicionit te drejtuar nga Ilir Metës.
Në kërkesën për regjistrimin që ka dorëzuar në KQZ, ka marrë autorizim nga Endrit Braimllari dhe vula i Partisë së Lirisë. Duke qenë se Sali Berisha ka mbetur pa parti, të gjithë kandidatët e tij futen në zgjedhje përmes logos të partisë së Ilir Metës.
Këlliçi tashmë ka nisur fushatën si kandidat i çiftit Berisha-Meta për Tiranën por ka krijuar shumë meme e tallje në rrjete për premtimin e tij se do ta bëjë transportin publik falas si dhe deklaratat raciste ndaj qytetarëve që vijnë çdo ditë në kryeqytet për të marrë shërbime apo kryer ndonjë punë.
Këlliçi rezulton kandidati që shpenzon më shumë para në platformën Facebook. Nga të dhënat e Facebook, pamundësia e tij financiare për të shtyrë muajin me 2 milion lekë rrogë, nuk e ka penguar atë të nisë një fushatë të madhe sponsorizimi në rrjetet sociale për të rritur shikueshmërinë e aktiviteteve të tij. Ai ka kryer plot 220 sponsorizime në Facebook, një numër rekord për një politikan shqiptar, që i paguan mijëra euro Mark Zuckerberg-ut për disa like dhe share më shumë. Kjo duket se është mënyra që ka zgjedhur Këlliçi të promovojë veten në rrjete sociale.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Regjistrimin e Belind Këlliçit
popo aty e keni hallin ju te ilir meta, para ca muajsh lali eri i perulej metes
PërgjigjuKy KRRICI vazhdon me mashtrimet skandaloze te Sali NON GRATES kush voton per ne nuk do paguaj drita, uje dhe ne autobize do udhetoi falas..... Vetem GOMERET dhe KRRICAT mund ta besojne kete gomarllik skandaloz.
PërgjigjuPL (PARTIA LEKUT) nga parlamenti ne bashki,se leshon nga dhembet qesen. Sa peshtire.
PërgjigjuBelindi iku per lesh.
Përgjigju