Kreu i Partisë së Lirisë që njëherësh udhëheq edhe koalicionin e kandidatëve të Sali Berishës thotë se PS po kërkon të fitojë këshillat bashkiakë me njerëz që duhet të hetohen. Por këto akuza për Taulant Ballën janë alibi e humbjes.
Me nxjerrjen e formacioneve për kryebashkiakë e këshillat të Bashkive, palët politike kanë nisur akuzat për kandidatët e njëra tjetrës.
Nga Sauku, kreu I Partisë së Lirisë, Ilir Meta që udhëheq koalicionin me kandidatët e Sali Berishës tha se PS ka mbushur listat e Këshillave për Tiranën me drejtorë që duhet të ishin në SPAK.
“Është një zëvendës ministre. Romina Kuko. Është anëtare e këshillit të bashkisë aktualisht. Ajo ka përgjegjësi për shpërorimin e 1.4 miliardë eurove. 350 milionë euro është buxheti i një viti për bashkinë e Tiranës. 4 vite 1.4 miliardë euro. Shikoni listën, të gjithë i ka zëvendës ministra dhe drejtorë që janë për në SPAK”-tha Meta.
Por për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën, akuzat e Metës janë alibi për humbjen. Dyert e hapura të SPAK për Ballën nuk janë problem.
"Duhet të jemi të qartë për shprehjen "dyert e SPAK-ut". SPAK u krijua për të pasur dyert e hapura që askush të mos gëzojë një lloj imuniteti 30 vjeçar për të mos u paraqitur në dyert e SPAK. Kjo gjë ka mbaruar me reformën e 2016-ës. As kryeministri Rama as PS nuk e kontrollon këtë drejtësi. Në kohën e Saliut prokuroria nuk ekzekutonte dot urdhrat. Prandaj nuk është fakt negativ, është arritje që të ketë kryebashkiakë apo ministra që shkojnë në dyert e drejtësisë”- u shpreh Balla.
Sipas Ballës, Shqiptarët në 14 Maj do t’i tregojnë me votë fundin politik dyshes Meta Berisha.
TAULANT DAÇIÇI SHQIPFOLËS,TRADHTARI SHQIPFOLËS PAS EDVIN SHKJAUT SHQIPFOLËS QË JANË PËRBETUAR SE DO E FUSIN SERBORUSIN NË SHQIPËRI DUKE E SHPOPULLUAR SHQIPËRIN…! ZGJOHUNI O SHQIPTARË SE U MORI LUMI, ZGJOHUNI E VOTONI NDRYSHIM DHE RRËZOJENI TRADHTIN PËR TOKE…!
PërgjigjuFORCA EDI RAMA ,JE NUMER 1. ME I MIRI