Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi

Kronikë
Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ shpall nesër rezultatin për të gjitha qarqet

3 Maj 2021, 22:13| Përditesimi: 3 Maj 2021, 22:52

  • Share

Pas Kukësit, Komisioni Qendror Zgjedhor do të miratojë nesër tabelat për rezultatin e votimit në 11 qarqet e tjera. Në mbledhjen që pritet të zhvillohet nesër në orën 15:00, pritet që të miratohet tabela për rezultatin e votimit në zonat zgjedhore për 11 qarqe, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.

Konkretisht KQZ do të miratojë rezultatin e zgjedhjeve për Tiranën, Durrësin, Fierin, Beratin, Elbasanin, Shkodrën, Dibrën, Lezhën, Vlorën, Korçën dhe Gjirokastrën. Sakaq KQZ ka miratuar pak ditë më parë rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Kukësit, si për subjektet politike, ashtu edhe për kandidatët.

Në qarkun e Kukësit, PD mori 2 mandate me 62.27% të votave, ndërsa PS mori 1 mandat me 35.84 %, ndërsa në mbledhjen e KQZ nuk pati asnjë kundërshtim nga përfaqësuesit e partive politike për rezultatin.

'Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve zhvillon mbledhje publike diten e Marte, dt. 04.05.2021 ne oren 15:00. 

Rendi i dites:

Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Berat, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

2. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Durrës, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

3. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Dibër, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

4. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Shkodër, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

5. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

6. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Elbasan, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

7. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Vlorë, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

8. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Korçë, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

9. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

10. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Fier, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

11. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Lezhë, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";'- njofton KQZ.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?