Programacion

E Mërkurë
12
Maj
E Enjte
13
Maj
E Premte
14
Maj
E Shtunë
15
Maj
E Diel
16
Maj
E Hënë
17
Maj
E Martë
18
Maj
E Mërkurë
19
Maj
E Enjte
20
Maj
E Premte
21
Maj
E Shtunë
22
Maj
E Diel
23
Maj
E Hënë
24
Maj
E Martë
25
Maj
Politikë

25 prilli, KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve për të gjitha qarqet në vend, partitë politike 5 ditë afat për ankimimet

4 Maj, 07:40| Përditesimi: 4 Maj, 21:16

TIRANË- KQZ miraton rezultatet për të 12 qarqet e vendit dhe për 140 deputetët që do të përbëjnë parlamentin e ri të vendit të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, ku PS fitoi 74 mandate, PD-AN 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate. Pas Kukësit ku rezultati u miratua disa ditë më parë, KQZ miratoi sot rezultatin edhe për 11 qarqet  Tiranë, Durrës, Fier, Berat, Elbasan, Shkodër, Dibër, Lezhë, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër. Partitë politike dhe kandidatët e pavarur kanë 5 ditë afat të bëjnë ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nëse kanë pretendime për rezultatin, apo kërkesa për rinumërim. Deri tani nuk ka asnjë pretendim nga partitë e përfaqësuara në KQZ në lidhje me rezultatin edhe pse kanë bërë disa vërejtje të vogla.

Gjatë diskutimeve kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh se KQZ është në dispozicion për të dhënë informacionet e nevojshme apo materiale filmike për çdo subjekt zgjedhor dhe kandidatë të pavarur që ka ankesa se akte apo veprime të caktuara në qendra të ndryshme zgjedhore apo KZAZ mund të kenë çuar në deformim apo manipulim të votës së lirë, që i shërben zbardhje së të vërtetës.

-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Berat, ku PS ka marrë 5 mandate dhe PD-AN ka marrë 2 mandate.

-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Durrës, ku PS ka marrë 8 mandate dhe PD-AN ka marrë 6 mandate.

-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Dibër, ku PS ka marrë 2 mandate dhe PD-AN ka marrë 3 mandate.

-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Shkodër, ku mandatet janë ndarë 3 për PS, 5 mandate për PD-An, 1 për LSI dhe 2 për PSD.

-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Tiranë, ku PS ka marrë 18 mandate, PD-AN ka marrë 15 mandate dhe LSI ka marrë 2 mandate. Në Tiranë edhe PSD ka marrë 1 mandat.

-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Elbasan, ku PS ka marrë 8 mandate dhe PD-AN ka marrë 6 mandate.

-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Vlorë, ku PS ka marrë 8 mandate dhe PD-AN ka marrë 4 mandate.

-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Korçë, ku PS ka marrë 6 mandate dhe PD-AN ka marrë 5 mandate.

-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Kukës, ku PS mori 1 mandat dhe PD-An mori 2 mandate.

-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Gjirokastër, ku PS ka marrë 3 mandate dhe PD-AN ka marrë 1 mandat.

-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Fier, ku PS ka marrë 9 mandate, PD-AN ka marrë 6 mandate dhe LSI 1 mandat.

-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Lezhë, ku PS ka marrë 3 mandate dhe PD-AN ka marrë 4 mandate.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Partia Socialiste siguroi mandatin e tretë qeverisë me 74 mandate ose e thënë në gjuhën e shifrave, ajo ka arritur që të marrë 48.68 % ose 768177 vota. Koalicion PD-AN ka siguruar 59 mandate ose 39.43 % të votave. LSI-së, e cila pësoi dhe disfatën më të madhe nga 2017, ku më 25 prill mori vetëm 4 mandate, 2 në Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Shkodër, ndërsa PSD e Tom Doshit që mori 3 mandate, 2 në Shkodër dhe 1 në Tiranë.

Ora 19:04
Boiken Abazi nga VV: Vëzhguesit tanë janë penguar, mungojnë disa pamje filmike! Celibashi: Do të bëjmë kqyrjet tona, rastet do të referohen në prokurori

Kandidati i pavarur për deputet Boiken Abazi, i mbështetur nga Levizja Vetëvendosje, gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme nga KQZ,  ngriti disa parregullsi që ata kishin vërejtur gjatë procesit të numërimit.

Abazi tha se ai vetë, por dhe vëzhgues të VV, ishin penguar nga kryetarët e KZAZ-ve për të hyrë në ambientet ku numëroheshin votat. Po ashtu Abazi shtoi se mungojnë disa pamje filmike nga ato që ata kanë kërkuar.

‘Që nga vëzhgimi , vëzhguesit tanë janë penguar, unë jam penguar për të hyrë në qendrat e numërimit. Janë shumë fletë në pavlefshme në Tiranë. Ne kemi bërë publike pamjet, për këto. Sa për materialet filmike që kemi marrë , mungojnë ato në kzaz 31 , kzaz 33 data 26 prill, kzaz 39 mungon kamera 360 gradë. Me këto kamera nuk kuptohet asgjë, në zgjedhjet e ardhshme të ketë më shumë kamera, se nuk kuptohet asgjë. Nga vëzhguesit tanë kemi pasur dhe raste që disa fletë janë shpallur pa arsye të pavlefshme.’- tha Abazi.

Ndërkohë nga ana tjetër kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi e siguroi se të gjitha këto nuk do të kalojnë pa u analizuar dhe hetuar dhe se çdo parregullsi do referohet në prokurori.

‘Edhe KQZ ka interes të shohë se si ka qenë sjellja e komisionerëve, për mënyrën se si janë shpallur rezultatet, do bëjmë dhe ne kqyrjet tona, do i adresojmë në prokurori të gjitha rastet ku nuk ka përputhshmëri, kush e ka menduar se do kalojë nuk do kalojë aq thjesht, nuk do jemi indiferent.’- tha Celibashi.

Ora 17:26
Iu nënshtrua verifikimit të thelluar nga prokuroria, KQZ merr vendimin për mandatin deputetit të PD-së në Shkodër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar mandatin e Zef Hilës, deputetit të zgjedhur të Partisë Demokratike në Shkodër. Pas verifikimit të prokurorisë, mësohet se Hila nuk është deklaruar fajtor. Gjatë mbledhjes së KQZ-së, sekretari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ylli Merkaj bëri publike përgjigjet që kanë ardhur nga tre institucione, drejtoria e Burgjeve, drejtoria e Gjendjes Civile dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Hila theksoi se ka një vendim nga Gjykata e Shkodrës e cila e ka shpallur të pafajshëm për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndërsa theksoi se Hila nuk ka ndërruar asnjëherë gjeneralitetet.

“Zef Hila ka depozituar në KQZ formularin e vetëdeklarimit ku nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me ndalimet nga ligji. Në përgjigje të shkresës së KQZ, drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka deklaruar ka një vendim të gjykatës së Shkodrës ku është deklaruar i pafajshëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.  Drejtoria e Gjendjes Civile ka deklaruar se Hila nuk ka bërë ndryshim të gjeneraliteteve. Hila nuk pëfshihet në kushtet e ndalimit të nenit 2 apo për moszgjedhshmërinë. Për këtë arsye KQZ ka miratuar listën e PD-AN në 12 qarqet. Duke qenë se prokuroria e përgjithshme pasi ka kryer verifikimet e nevojshme brenda vendit, referon se zoti Hila nuk është deklaruar fajtor për veprat penale dhe nuk ka indicie për dënim jashtë territorit të Shqipërisë”, u shpreh Merkaj.

Emri i Zef Hilës, iu nënshtrua një verfikimi të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi ishte nën hetim për abuzim me detyrën e zyrtarit publik.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 04/05/2021 17:41

    Ky z.hila eshte ai qe mesynte shkollat ne qarkun Shkoder, per me djege materialet zgjedhore, ne zgjedhjet vendore te 2019-es. A mund te kete me bandit se kaq?Ne fakt ky eshte i duhuri ne nahijen antishqiptare te babakeve te integrum,,,me apo pa mandat deputet-leshi. Aferim vendimit te KQZ-se.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A është gati Shqipëria për sezonin e ri turistik?