Ilirjan Celibashi

Zgjedhjet e 25 prillit/ Kreu i KQZ-së do të ruhet nga Garda e Republikës

4 Shkurt 2021, 16:50| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 18:07

  • Share

Kur na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Këshilli i Ministrave ka vendosur që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi të ruhet nga truproja dhe të ketë shofer personal, pra me gjithësej 2 nënoficerë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë, të zhvilluar një ditë më parë, ku nënvizohet se ngarkohet Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Celibashi u zgjodh pak muaj më parë në krye të institucionit të përgatitjes së zgjedhjeve në Shqipëri.

VENDIMI I PLOTE

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.591, DATË 5.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE TË TJERA TË LARTA SHTETËRORE TË VENDIT, QË DO TË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të nenit 4, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pas shkronjës “ë”, të pikës 1, të vendimit nr.591, datë 5.9.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet shkronja “f”, me këtë përmbajtje: “f) “Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve”, me truprojë – shofer, gjithsej, 2 nënoficerë”.

Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?