Zgjedhjet e 6 marsit, PS zyrtarizon kandidatët në 5 bashki! Në Dibër një bankier jashtë radhëve të socialistëve, surprizë në Vorë! Lushnja ende pa emër, shkak debatet brenda partisë

28 Janar 2022, 13:22| Përditesimi: 28 Janar 2022, 22:30

  • Share

Partia Socialiste ka zyrtarizuar 5 nga 6 kandidatët për kryetar Bashkie në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. PS zyrtarizoi emrat për bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë dhe Rrogozhinë, por jo për Bashkinë Lushnjë, ku duket se debatet kanë qenë të forta mes socialistëve për emrin që do të zgjidhej. Sipas burimeve për Report Tv,  mes socialistëve ka pasur debate lidhur me emrin e Eriselda Sefës, kryetare e komanduar në Bashkinë Lushnjë dhe Krenar Haxhiut, drejtor i OSHEE Lushnje. Megjithatë drejtuesi politik i qarkut Fier, Balla tha se do të ketë një konsultim të gjerë lidhur me emrin i cili do të zyrtarizohet më 1 shkurt.

Ndërkohë që drejtuesit e tjerë politikë për bashkitë që do hyjnë në zgjedhje kanë bërë publik emrat një e nga një. Kryesisht në emrat e kandidatëve nuk pati surpriza ku Report Tv i kishte publikuar edhe më herët përmes burimeve. Ajo që ra në sy është se në Bashkinë e Dibrës u kandidua një emër jashtë radhëve të socialistëve, ndërsa në Vorë pati surpriza.

Përgjithësisht socialistët kanë zgjedhur që t'iu japin një shans kryetarëve në detyrë duke i rikonfirmuar në pjesën më të madhe të bashkive. Në Bashkinë Durrës socialistët do të kandidojnë Emirjana Sakon e cila kryen prej dy vitesh funksionin e kryetares, si e komanduar, ndërsa për Bashkinë e Shkodrës, socialistët garojnë me Majlinda Angoni, e cila prej dy vitesh mban detyrën e Prefektes. Në Bashkinë Dibër u zgjodh një bankier, Rrahim Spahiu dhe jo kryetari aktual i komanduar, Shkëlqim Murrja. Në Bashkinë Rrogozhinë është zyrtarizuar emri i Edison Memollës, kryetar aktual në detyrë, ndërsa në Bashkinë Vorë pati një surprizë me kandidatin që u zgjodh Blerim Shera.

Emrat e kandidatëve u zyrtarizuan pas një mbledhje rreth 2 orë të kryesisë së PS në selinë rozë.

Konkretisht emrat e propozuar janë:

Për Bashkinë Durrës, PS garon me Emirjana Sakon, aktualisht kryetare në detyrë.

Për Bashkinë Shkodër,  PS garon me Majlinda Angonin, aktualisht prefekte e qarkut Shkodër.

Për Bashkinë Dibër, PS garon me Rrahim Spahiu, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare. 

Për Bashkinë Rrogozhinë, PS garon me Edison Memolla, aktualisht kryetar i komanduar.

Për Bashkinë Vorë, PS garon me Blerim Shera, arsimtar.

Për Bashkinë e Lushnjës vijojnë ende diskutimet ku emri do të jepet të martën e 1 Shkurtit.

Ora 22:21
Dilemat e PS për Lushnjës,  dy emrat e debatuar mes socialistëve, Krenar Haxhiu përballë Eriselda Sefës

1643405131_foto.jpg

Eriselda Sefa dhe Krenar Haxhiu

PS zyrtarizoi 5 emrat e kandidatëve për bashkitë në zgjedhjet e 6 marsit, përveç Lushnjës, ku duket se brenda grupit ka pasur debate të forta se kush do të jetë emri i përzgjedhur.

Duket se sfida është mes Eriselda Sefës, kryetare e komanduar në këtë bashki dhe Krenar Haxhiut, drejtor i OSHEE Lushnje.

Nuk dihet ende se kush ka përkrahjen më të madhe por duket se socialistët kanë qenë të përçarë për këto dy emra, megjithatë më 1 shkurt do të vendoset gjithçka.

Ora 19:17
Kundërshti mes socialistëve, Bashkia Lushnje ende pa emër! Balla: Do zyrtarizohet më 1 shkurt

Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla tha se ende nuk ka një emër konktret për  Bashkinë Lushnje. Ai tha se emri i kandidatit do të zyrtarizohet më 1 shkurt.

Të martën në mëngjes do ta keni emrin. Unë jam drejtues politik prej një kohe të shkurtër në Fier dhe do të dua që edhe ky element sociologjik të përdoret edhe në rastin në fjalë. Ka aq shumë kandidatë që kanë hyrë në këtë proces dhe që unë për të qenë i saktë, bashkë me kryesinë e partisë kemi vendosur të përdorim edhe këtë element. Nuk u përmbyll dot sot, kjo tregon se ky proces nuk është fake, por i vërtetë. Kryetari i ri i bashkisë Lushnje do të jetë një person që ka përgatitjen e duhur për të çuar përpara projekte të mëdha. Kjo zonë është “hambari” i Shqipërisë. PS garon për t’i fituar të gjashta bashkitë” tha Ballla.

Ora 19:12
Zbulohen emrat e kandidatëve për bashkinë Vorë dhe Rrogozhinë

Zbulohen emrat e kandidatëve në për zgjedhjet e pjesshme vendore për Bashkinë Vorë dhe Rrogozhinë. Surprizë kandidati në Vorë, Blerim Shera, mësues.

“Kemi pasur një diskutim për të finalizua në qarkun e tiranës. Vora ka qenë bashki që ka shkuar herë majtas herë djathtas, kemi pasur një fitore spketakolre në 25 prill. Kemi pafundësi projektesh që do transformojnë qytetin. Rrogozhina është bërë një hapësirë atraktive me pjesën e detit. Në Rrogozhinë do vazhdojmë Edison Memollën. Mezi pres si në rastin e Vorës edhe në Rrogozhinë të kemi një rezultat akoma më të mirë. Kemi pasur një diskutim pak më ta gjatë në rastin e Vorës, ka tre ish-komuna. Të trekja kanë tipologji të ndryshme. Duam të jetë një faktor unifikues, ia kemi besuar Blerim Sherës”, tha Veliaj.

Ora 19:07
PS pa surpriza për kandidatët për Bashkinë Durrës dhe Shkodër, në Dibër një person jashtë radhëve të socialistëve

PS zyrtarizon emrat për bashkinë Durrës, Shkodër dhe Dibër.

Gjiknuri: Kandidaturat janë përcaktuar, kemi end enjë diskutim për Bashkinë Lushnje. Po them se për Durrësit do të rikonfirmojmë kryetaren aktuale në detyrë Emiriana Sako. Jemi të gatshëm të hyjmë me kandidaturat më të mira në zgjedhje dhe që të jenë figura dinjitoze që përfaqësojnë PS.

Drejtuesja e qarkut Shkodër, Bilali: Pas propozimeve të bazës vendosëm që për bashkinë Shkodër dalim me Majlinda Angoni që aktualisht mban pozicionin e prefektes së qarkut

Drejtuesi politik i Dibrës, Manja: Për Bashkinë Dibër kemi propozuar emrin e Rrahim Spahiu, 55 vjec, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare. Është një person jashtë PS, është qytetar i Dibrës dhe i kemi ofruar një kandidat me aftësi menaxheriale.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Krenar: 29/01/2022 22:09

    Krenar haxhiu lushnje

    Përgjigju
  • Tea: 29/01/2022 19:12

    Shkodra si gjithmone do votoje djathtas. Me vjen keq per ate qytet qe eshte kthyer ne nje shpelle. Gjithmone kunder rrjedhes

    Përgjigju
  • EVA: 29/01/2022 17:40

    Krenar Haxhiu ne Lushnje

    Përgjigju
  • Daje Ceni: 29/01/2022 01:55

    Kjo menyre eshte ne te dy partite z. Tosi. Edhe tek PD e njejta gje.. Lulzim Basha te njejten gje ben. Vete shkruan vete vulos askush nuk ka guximin ti thote mos.

    Përgjigju
  • Elina: 28/01/2022 22:27

    Per faj te Tom Doshit bashkine e ka Voltana se ai propozoi Valdrin Pjetrin

    Përgjigju
  • Sara: 28/01/2022 21:53

    Ne Shkoder fiton PS vetem nese mbeshtetet nga Tom Doshi....ndryshe nuk fiton

    Përgjigju
    • Shkodrane: 28/01/2022 23:55

      Varet se sa vota blen?!

  • Amra: 28/01/2022 18:51

    Majlinda Angoni ❤️❤️❤️

    Përgjigju
  • Tosi: 28/01/2022 13:36

    Tashme edhe kurioze nuk jemi me. Qe kur ndryshuan ne 2009 Kushtetuten per ti dhene Rames nje "dore" brenda partise. As deputete dhe as krere pushteti lokal skane me ŕendesi. Mblidhet partia, kryesia dhe voton listen e kryetarit. Hajde babam hajde. Te keqen e komunizmit: as ne legjislacion nuk e kishte dhe as bente lista! Me ndihmen e pakursyer te SHBA tashme projekti eksperimental "Shqiperia" i nisur ne 1949 ka marre nje forme te re, me te plote. Pasiqe i eshte "bashkuar" dhe opozita. Ne te shkretet ne 1990 prisnim qe kandidatet te perzgjidheshin ata individe qe do te kishin cilesite me te mira qytetare, te edukimit dhe profesionalizmit. Te cilet te kishin nje njohje ose veprimi pozitiv ndaj komunitetit. Ashtu si neper "Evrope". Nuk e kuptoj se si e plotesojme kriterin e vetqeverisjes lokale ne BE kur kreret jane komisare politike dhe administrata militante??? Mos valle SHBA kerkon ta beje Evropen si Shqiperia??!! You never know!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?