Berisha me hapjen e fushatës sot në Kukës ka vënë fytyrën dhe prezencën e tij. Në hapjen e fushatës nuk mungojë as Meta. Kjo do të thotë se e kanë Kukësin betejë vendimtare, sepse nuk mund të humbin më e për këtë arsye duan të fitojnë me çdo kusht!
Mungesa e kandidaturës nga PD, në fakt përsëri e ka ndihmuar Berishën, por të njëjtën kohë e ka vënë këtë pa përgjegjësisë politike si në rast humbje apo fitoreje. Berisha e Meta po humbën kanë humbur ata dhe askush tjetër e po fituan kanë fituar edhe falë PD që nuk nxorri kandidat që do e përçante më shumë votën.
Në fakt, hapja e kësaj fushate nuk kishte asgjë të re. Stili i pritjes me lodra e me demonstrim masiv përmes një takimi, dëshmon se lidershipi i Berishës është stilit të vjetër populist që në fakt është jashtë në kohë dhe hapësirë. Zgjedhjet e fundi kanë dëshmuar se lidershipi i Berishës nuk mjafton për të siguruar fitoren elektorale. Zgjedhjet e fundit kanë dëshmuar se ata nuk fitohen më për shkak të liderit, kushdo qoftë ai, por përmes strategjive të forta politike e përmes lidhjes së fortë të strukturave me votuesin.
Kukësit do të kishte mbetur përjetësisht i djathtë nëse nuk do të kishte pasur krizën që pati PD. Megjithatë, Kukësin e humbën edhe për faktin se është konsideruar në të kaluarën bastion e vëmendja e PD në kohën kur ishte në Pushtet ka qenë modest. Qytetarët u bënë pragmatistë duke zgjedhur krahun e pushtetit dhe jo idealin politik.
Ka shumë gjasa që Kukësin ta humb përsëri Berisha! Arsyeja është se stili i fushatës së Berishës është i vjetër, takime masive e personifikim me lidershipin e tij. Berisha nuk ka struktura të forta politike, nuk ka lidhje të fortë politike me zonën e nuk ka një logo të tijën!
PS është më e favorizuar për faktin se ka të gjitha pushtetet në Kukës, ka disa oligarkë të rëndësishëm në shërbim të tij si dhe faktin se PS, me të gjitha mekanizmat e saj është një makineri e frikshme elektorale. Metodat e Gjiknurit, të njohura tashmë janë efikase, sepse përtej bindjes politike gjurmojnë çdo votues duke bërë gjithçka që ai të votojë PS.
Pra, hapja e fushatës sot në Kukës nuk kishte asgjë të re dhe kam përshtypjen që do të përsëritet skenari i ngjashëm me Dibrës, që edhe pse bënë zgjedhjet si pasojë e një skandali, PS e fitojë përsëri Bashkinë e Dibrës!