Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, Berisha bashkë me Metën, Dulen e Ndokën, koalicion përballë PS-së në 4 gusht

24 Korrik, 14:39| Përditesimi: 24 Korrik, 15:50

  • Share

Vlore- Partia Demokratike ka bërë kërkesë në KQZ për regjistrimin e koalicionit për zgjedhjet e pjeshme të Himarës, që do të mbahen më datë 4 gusht. Ky koalicion mban emrin “Bashkë Fitojmë” dhe përfshinë partitë PL, PDSH, PDK, PBDNJ, duke bërë bashkë kështu Berishën, Ilir Metën, Vangjel Dulen dhe Nard Ndokën.

Sot është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve.

Ndërkohë sot KQZ do të mblidhet për të shqyrtuar 2 pr/vendime.

Projektvendim “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

Projektvendim “Për delegimin e kompetencës Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 88, Bashkia Himarë, për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024”

 

 

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?