Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, pas PS dhe PD, edhe LSI i dërgon KQZ kërkesën për t'u regjistruar 

28 Janar 2022, 12:27| Përditesimi: 28 Janar 2022, 13:40

  • Share

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shkresënpër t'u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit që do të mbahen për bashkitë Durrës, Rrogozhinë, Lushnjë, Vorë, Shkodër dhe Dibër.

LSI është kështu partia e tretë që regjistrohet në këto zgjedhje, ndërsa PS dhe PD u regjistruan më 25 janar.

Regjistrimi i LSI-së në zgjedhje nuk përjashton mundësinë e një koalicioni me Sali Berishën, për shkak se afati për regjistrimin si koalicion në këto zgjedhje përfundon 24 orëve nga miratimi i të gjitha kërkesave për regjistrimin e partive politike.

Sali Berisha nuk është regjistruar ende në zgjedhje, ndërsa ka deklaruar se do të votojnë të dielën kandidatët potencialë dhe më i votuari prej tyre do të zgjidhet kandidati zyrtar i Komisionit Të rithemelimit. Këta të fundit shpresojnë që PD zyrtare të pranojë verdiktin e anëtarësisë për emrin që do të përballet me socialistët.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?