Deputetët e PS-së Etjen Xhafaj dhe Toni Gogu

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Rama takim me Veliajn dhe deputetët e qarkut të Tiranës në kryeministri

25 Janar 2022, 17:43| Përditesimi: 25 Janar 2022, 19:56

  • Share

Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet e pjesshme vendore. Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, ka vijuar takimet me drejtuesit politik të qarqeve ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore. Pasditen e sotme, kreu i qeverisë po zhvillon takim me drejtuesit politik të PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliajn në kryeministri dhe deputetët e qarkut Tiranë për sa i përket punës për kandidaturat e bashkisë Vorë dhe Rrogozhinë.

Ditën e djeshme, Rama e nisi takimin për qarkun e Fierit me drejtuesin politik të këtij qarku, Taulant Ballën, ku mundësi potenciale për kandidate në Bashkinë e Lushnjes është kryetarja aktuale Eriselda Sefa.

Takimet do të vijojnë në çdo qark, ndërsa janë mësuar edhe emrat e disa prej kandidatëve të PS në qarqet e tjera ku do mbahen zgjedhjet. Në Dibër, ndonëse ende nuk ka një vendim zyrtar, mësohet se PS do të kandidojë kryetarin aktual të komanduar Shkëlqim Murrja. Edhe në Durrës socialistët do të kandidojnë Emirjana Sako e cila kryen prej dy vitesh funksionin e kryetares, si e komanduar. Ndërkohë për Bashkinë e Shkodrës,  socialistët do të futen në garë me kandidaten Majlinda Angoni,  e cila prej dy vitesh mban detyrën e Prefektës.

Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki, përkatësisht në Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, Lushnje, Vorë dhe Dibër.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?