Fitorja e zgjedhjeve në Shqipëri nga Partia Socialiste është uruar edhe nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.
Njëkohësisht lideri i partisë Socialiste Spanjolle PSOE, i ka dërguar urimet më të mira për fitoren më 11 maj homologut të tij shqiptar, Edi Rama ditën e sotme.
“Urime Edi Rama, për fitoren bindëse të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në masë dërrmuese përpjekjet për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, shkruan ai në postimin e llogarisë personale në rrjetin social X.
Urimi i kryeministrit spanjoll Sanchez në rrjetin social X
Kryeministri Rama ka falenderuar kryeministrin spanjoll për urimin dhe mbështetjen e këtij të fundit për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Me gjithë zemër, faleminderit vëllai im i dashur në këtë betejë. Çfarë privilegji të udhëheq Partinë Socialiste në Shqipëri në të njëjtën periudhë me udhëheqjen tënde mbresëlënëse në krye të PSOE-së dhe të Internacionales Socialiste, duke pasur gjithashtu mbështetjen tënde të çmuar në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian! Përjetësisht mirënjohës”,- përgjigjet Rama.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet/ Ndërkombëtarët urojnë Ramën! Meloni: Do forcojmë lidhjen midis qeverive! Sanchez: Shqiptarët mbështetën vendin për BE! Mesazh dhe nga Zelensky e Plenkovic
A.Q/K.M/ReportTv.al