Zgjedhjet lokale, Këlliçi dorëzon kandidaturën për primaret e Rithemelimit në Tiranë

27 Tetor 2022, 11:38| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 19:00

  • Share

Belind Këlliçi bëhet i pari që shpall zyrtarisht kandidaturën për të qenë ai opozitari përballë Erion Veliajt për bashkinë e Tiranës. Në një fjalim të gjatë selia nga e PD, deputeti thotë se vendimin për të kandiduar e mori për të prezantuar një model të kundërt nga kryebashkiaku aktual.

"Kam vendosur të kandidoj në këto primare të Partisë Demokratike, të parat për forcën tonë dhe për politikën në Shqipëri, prej të cilave, me votën e anëtarësisë dhe simpatizantëve, do të zyrtarizohen kandidatët e Opozitës së Bashkuar për bashkitë e vendit.  Mbërritja në këtë vendim nuk ishte e menjëhershme, dhe ka ardhur pas një reflektimi të gjatë, pas konsultave dhe takimeve të përditshme me demokratët dhe banorët e Tiranës, në zonat e mia elektorale e kudo tjetër. Tirana ka nevojë dramatike për ndryshim. Është shfrytëzuar për vite nga Erion Veliaj. E ka shfrytëzuar detyrën për të blerë mbështetje brenda PS. Në 2 mandate ia ka dalë të imponojë diçka false të qytetit. Ky model duhet të bjerë. Nuk e meritojnë qytetarët eksperimentin më të keq të rilindjes", tha Këlliçi.

Edhe drejtuesit e opozitës Berisha Meta në daljen e tyre sot, u shprehën se vlerësuan kandidaturën e Këlliçit.

“Kandidati do të dalë nga primaret dhe ne këtu ramë dakord se ky koalicion mbështet plotësisht primaret. Unë përgëzoj të gjithë ata që vendosin të provohen në një garë të pashembullt ndonjëherë në historinë e këtij vendit, që synon t’i hapë fund kryetarokracisë. Këlliçi ka shprehur dëshirën dhe unë e përgëzoj plotësisht, sikundër përgëzoj secilin personalitet të partisë ose shoqërisë civile që vendos të provohet në garën për qytetar të parë të Tiranës apo funksione të tjera”, tha Berisha.

Për Tiranën, pritet që të shpallin kandidaturën edhe disa figura të tjera të PD, si mjeku Ilir Alimehmeti, ish deputeti I PD Gert Bogdani, por edhe anëtari I Këshillit kombëtar Julian Deda.

 

Ora 14:49
Belind Këlliçi zyrtarizon kandidaturën për primare në PD: Jam i kundërti i modelit të Veliajt

 

Belind Këlliçi prezanton kandidaturën për primare në Partinë Demokratike duke thënë se do të jetë i kundërti i modelit të Erion Veliajt, për të cilin thotë se për 8 vite e bëri Tiranën qytet të pajetueshëm.

“Kam vendosur të kandidoj në këto primare të PD, të parat për forcën tonë politike. Me votën e anëtarësisë dhe kandidaturave do zyrtarizohen kandidatët. Mbërritja në këtë vendim ka ardhur pas konsultave. Vendimi u arrit për disa arsye.

Tirana ka nevojë dramatike për ndryshim. Është shfrytëzuar për vite nga Erion Veliaj. E ka shfrytëzuar detyrën për të blerë mbështetje brenda PS. Në 2 mandate ia ka dalë të imponojë diçka false të qytetit. Tirana mund të rregullohet dhe Bashkia të shërbejë edhe pa vjedhur. Tirana sot nuk ngjason me asnjë qytet në BE. Bëhet çdo ditë e më shumë e pajetueshme, më e ndotur. Në 8 vite humbi trashëgiminë historike prej metrave katror leje ndërtimi që dha babëzisht, pa kriter. Veliaj kërkon të shfrytëzojë këtë pushtet të madh. Kërkon mandate të tretë që përfitimin ta rrisë edhe më shumë. Ky model duhet të bjerë. Nuk e meritojnë qytetarët eksperimentin më të keq të rilindjes. E kam të papranueshme të mbetem dëshmitar okular i kësaj katastrofe. Të rinjve i duhen 3 jetë për të blerë një apartament. S’i bëj kurrë bisht përballjes dhe garave. Nuk kam futur kurrë duart në xhepat e askujt. Nuk më lidh asgjë me këtë model të neveritshëm. Dinjiteti është vlerë e përjetshme dhe nuk e tregtoj për karrierë politike. Unë i hyj me bindje kësaj gare se jam i kundërti i modelit të Veliajt. Nuk jam i shantazhueshëm e as peng i askujt”, tha Këlliçi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/10/2022 00:44

    Jane vetem primaret brenda Rithemelimit,asgje nuk eshte finale,mund te fitoje,por dhe mund te humbe perballe rivaleve te tjere brenda llojit.Deri sa te dalin kandidatet perfundimtare nga te gjitha partite eshte nje rruge e gjate drejt zgjedhjeve finale per Tiranen.Le te presim.

    Përgjigju
  • Paskal: 27/10/2022 19:28

    Politikan pa asnje lloj boshtinideologjik. I rrinte Bashes gatitu, tani i ri Berishes gatitu. Si behet politike per te rinjte edhe ne emer te te rinjve, kur i vetmi model qe jep eshte servilizimi e ruajtja e karriges, pa i hyre politikes mire.

    Përgjigju
  • Tahir tarfyci: 27/10/2022 19:00

    Tani Tirana qenka siguruar. Ky toci saliut njelloj si gjith te tjeret e genjen mendja se do fitoj me lalin. O mjer keta legena po moren me shum se 10-12 bashki. A po sjan bashkuar edhe me leshin e ijes kete radhe. Nejse i uroj suksese tek e trasha se ate e kan shum zanat.

    Përgjigju
  • GENTJAN MERSEPE ZHURDULL ÇAFAJ [ GAXHIU ]: 27/10/2022 15:51

    O Blendi Kërriçi po ti je kandidati i njeriut më të keq të Shqipris non gratës Sali Berisha. Ti dhe diamant të jesh njeriu më i përsosur nuk mer vota se ti mbështet non gratën Sali Berisha. Ti je dhe djali ri e meresh me ish sekretarin e partis së punës. Vetëm kaq mjafton që ti del jasht loje pa filluar loja.

    Përgjigju
  • Bardi: 27/10/2022 13:13

    Z NONGRATA dheZ.FLORI themi ketej nga Shqipria e mesme te rrosh sa HUTA E BARDHE,nuk merr as gjysmat e votave qe merr Z.ERION VELIA.Vetem se jeni ju 2 me teurryerit e ketij populli.Ju nuk kuptoni qe duke qene ju ,sbeni gje tjeter vetem se demtono konkuruesin tuaj,sikur te jete dhe SSKENDERBEU PER TE MOS THENE E.H. BARDI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?