Zgjedhjet lokale/ Plani B i opozitës, afat deri në 31 maj për komisionerët

27 Mars 2019, 07:10| Përditesimi: 27 Mars 2019, 10:58

  • Share

Data 18 mars nuk ishe afati përfundimtar për opozitën joparlamentare për dorëzimin e listës me emrat e komisionerëve për administrimin e zgjedhjeve lokale. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë një tjetër mundësi, e parashikuar në ligjin zgjedhor, për të propozuar gjysmën e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-të), nëse vendosin të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, sikundër kanë sinjalizuar ditët e fundit. Konkretisht, afati i fundit për opozitën për propozimin e komisionerëve është data 31 maj. Kodi Zgjedhor, në nenin 29, parashikon që kur partitë politike në opozitë nuk paraqesin kandidatët për komisionerë, vendet vakante plotësohen nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve me komisionerë të pavarur, të cilët plotësojnë kriteret ligjore.

Por, pika pesë i këtij neni parashikon që anëtarët e KZAZ-ve të emëruar kryesisht qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e anëtarëve të propozuar nga partitë politike. Sipas kësaj pike, zëvendësimi duhet të kryhet jo më vonë se 30 ditë nga dita e zgjedhjeve. Në rastin konkret, zgjedhjet lokale do të mbahen në datën 30 qershor. Referuar datës së zgjedhjeve, opozita ka afat deri në 31 maji për të propozuar anëtarët e KZAZ-ve. Ndërkaq, në rastin e zgjedhjeve të parakohshme, zëvendësimi kryhet jo më vonë se 5 ditë nga dita e zgjedhjeve. Në këto kushte, vendimi i PD-LSI për të mos propozuar komisionerët brenda afatit të parë mund të jetë një lëvizje taktike për të shtuar presionin ndaj qeverisë, me qëllim për t’i imponuar pranimin e kushteve.

Plani B
Dyshimet për një plan B të opozitës për të propozuar komisionerët dhe për të marrë pjesë në zgjedhje konfirmon edhe nga një udhëzim i Lulzim Bashës. Ditën e hënë, Basha ka porositur funksionarët demokratë që të punojnë me listat e zgjedhësve. Ajo që në gjuhën e strukturave partiake quhet krehja e listave, në praktikë do të thotë që secili përgjegjës për zonën zgjedhore merr listat e zgjedhësve të qendrës së vetë të votimit, dhe evidenton elektoratin e mundshëm të PD-së. Në këtë seleksionim shtabi i partisë saktëson kush janë njerëzit besnikë të saj, kundërshtarët dhe të lëkundurit. Kjo përgatitje është në funksion të zgjedhjeve lokale 30 qershorit. Siç duket, opozita po përgatitet për zgjedhjet lokale, ndonëse nga ana tjetër kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Presioni i trefishtë
PD-LSI janë përballë një presioni të trefishtë për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Së pari, prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Bashkimi Evropian dhe SHBA janë të prerë kundër bojkotit të zgjedhjeve. Së dyti, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se më apo pa opozitën zgjedhjet lokale do të zhvillohen, duke paralajmëruar se PS do të drejtojë edhe bashkitë që sot udhëhiqen nga përfaqësuesit e opozitës. Së treti, strukturat e PD-LSI dhe kryebashkiakët e tyre po ushtrojnë presion për të marrë pjesë në zgjedhje. Po ashtu, akti ekstrem i djegies së mandateve dhe i daljes nga sistemi parlamentar nuk prodhoi efektin që priste opozita. Faktoi ndërkombëtar dënoi këtë akt, ndërsa theksoi se parlamenti është legjitim. Periudha pas djegies së mandateve po konfirmon se akti ekstrem po dëmton më shumë opozitën, duke i bërë më të pamundur realizimin e qëllimit të saj, për rrëzimin e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • E**A**: 27/03/2019 08:42

    Për disa njerëz edukimi kërkon kohën e duhur

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 27/03/2019 07:59

    Rama dhe lylushi kan marr fiks rolet e filmit TOMI dhe xherri,,por këtu ndryshon puna sepse kemi nji miush komplet BUDALLA që eshtë e sigurt se do përfundoj në gropë të HALES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?