Zhvendosja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni me Partinë Socialiste në aleancë me Partinë Demokratike do të prodhojë kosto politike për Partinë Republikane, aleaten tradicionale të demokratëve. Efektet e para të kësaj kostoje do të ndihen në zgjedhjet lokale të 2019, kur Partia Republikane do të humbasë të drejtën për t’u përfaqësuar me komisionerë në komisionet e administrimit të zgjedhjeve, për shkak të pozicionit politik të LSI. Këtë të drejtë e fiton LSI. Edhe nëse LSI nuk e finalizon marrëveshjen parazgjedhore me Partinë Demokratike, ajo nuk e humbet statusin e partisë së dytë më të madhe në opozitë, ku për rrjedhojë do të përfaqësohet me anëtarë në të gjitha komisionet zgjedhore. Këtë status, në zgjedhjet e kaluara, e kishte Partia Republikane. Kjo ndoshta është edhe arsyeja se pse kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur në vijimësi se LSI nuk është në koalicion me Partinë Demokratike. Ndërkaq, ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, theksoi për Shqiptarja.com se në bazë të përbërjes së Parlamentit pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Lëvizja Socialiste për Integrim do të përfaqësohet me komisionerë në komisionet zgjedhore. “Për komisionet e tjera ndryshon çështja. Lëvizja Socialiste për Integrim ka të drejtë të propozojë nga një anëtar në komisionet e administrimit të zgjedhjeve si partia e dytë më e madhe në opozitë”, thotë Kume. Ndërsa sa i takon, anëtarëve të KQZ, Kume pohon se nuk është e përcaktuar. “Sipas ligjit thuhet se anëtari i pestë dhe i gjashtë propozohet nga partitë e vogla të krahut përkatës, mazhorancës ose opozitës. Nuk thuhet nga kjo parti. Kjo varet se kush do të ketë mbështetjen dhe fuqinë më të madhe për ta realizuar. Për partitë e vogla në ligj nuk ka asnjë lloj përcaktimi për rendite sipas fuqisë së votave të tyre”, pohon Kume. Në bazë të parashikimeve të Kodit Zgjedhor dhe përbërjes së Kuvendit, të drejtën për t’u përfaqësues në komisionet e administrimit të zgjedhjeve e kanë Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe LSI.
Ligji zgjedhor
Neni 29 i Kodit Zgjedhor parashikon partitë që kanë të drejtë që të përfaqësohen me anëtarë në komisionet e administrimit të zgjedhjeve lokale apo parlamentare. Konkretisht, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare. Dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare. Një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare. Anëtari i shtatë propozohet në gjysmën e KZAZ-ve nga partia e parë e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër nga partia e parë e opozitës parlamentare. Bëhet fjalë për konstituimin e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe të Komisioneve të Qendrave të Votimit. Mbetet për t’u parë se kush do ta propozojë anëtarin që i takon partisë së dytë më të mazhe në mazhorancë, meqenëse në zgjedhjet e 2017, Partia Socialiste, për herë të parë fitoi e vetme zgjedhjet.
Numëruesit
Partia Republikane mund të humbasë edhe numëruesit në zgjedhjet 2019. Grupet e numërimit të votave përbëhen nga katër anëtarë. Në gjysmën e grupeve të numërimit të votave numëruesi i parë propozohet nga partia më e madhe e shumicës dhe në gjysmën tjetër nga partia më e madhe e opozitës. Anëtari i tretë propozohet nga partitë e shumicës qeverisëse dhe anëtari i katërt emërohet pas propozimit të partive të opozitës. Por, neni 96 i Kodit Zgjedhor parashikon që partitë politike që kanë të drejtë të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të GNV-ve, përveç partive që propozojnë kryetarin dhe nënkryetarin e KZAZ-së, përcaktohen pas hedhjes së shortit në KQZ ndërmjet listës së partive politike të shumicës parlamentare dhe listës së partive të opozitës parlamentare të regjistruara në zgjedhje dhe që kanë fituar jo më pak se dy mandate në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin e Shqipërisë.
Plani për depolitizimin e komisioneve zgjedhore
Partia Socialiste, në kuadër të reformës zgjedhore, ka shprehur vullnetin për depolitizimin e komisioneve zgjedhore, në kërkesë kjo e përhershme e OSBE/ODIHR në të zgjidha raportet për zgjedhjet në Shqipëri. Vullneti është shprehur si nga kryeministri Edi Rama, ashtu edhe nga bashkëkryetari i komisionit për reformën zgjedhore, Bledi Çuçi.
“Nevoja për të kapërcyer traditën dhe për të depolitizuar komisionet zgjedhore, besoj se jemi sot në kohë për ta bërë këtë hap. Është një hap i kërkuar tradicionalisht dhe para çdo reforme zgjedhore nga partnerët ndërkombëtarë, nga ekspertët e ODIHR. Një hap që të gjithë kemi ngurruar ta hedhim për një sërë arsyesh që dihen”, ka deklaruar kryeministri Edi Rama, kohë më parë.
Ndërkaq, një propozim i tillë nuk mbështetet nga Partia Demokratike vetëm në parim, për shkak të mosbesimit të thellë.
“Në parim po. Në praktikë çfarë do të thotë kjo? Kush janë apartiakët në Shqipëri? Administrata është në presion të tmerrshëm, mësuesit nën presion të tmerrshëm”, ka pohuar Lulzim Basha.
Partia Demokratike ka bërë 10 propozime kryesore, të cilat duhet të reflektohen në ndryshimet që do t’i bëhen Kodit Zgjedhor. Propozimi i parë parashikon dekriminalizimin e procesit zgjedhor, për të ndaluar influencat kriminale në zgjedhje. PD propozon që shitblerja e votës të kalojë si vepër penale në juridiksionin e SPAK-ut. Numërimi dhe votimi elektronik është një tjetër kërkesë e opozitës. PD kërkon gjithashtu që partitë politike të financohen vetëm nga buxheti i shtetit, duke ndalur çdo burim tjetër, me qëllim për të evituar financimet e errëta. Opozita kërkon gjithashtu që të rregullojë rolin e mediave gjatë fushatës zgjedhore, ndalimin e përdorimit të administratës në zgjedhje, rishikimin e kornizës ligjore për referendumet, rregullimin e çështjes së adresave të zgjedhësve etj. Partia Socialiste kërkon garantimin e të drejtës së emigrantëve për të votuar. Por për këtë çështje PD mendon se duhet një ekspertizë më e thelluar dhe se kjo qeveri nuk e garanton dot këtë të drejtë. Partia Socialiste mbështet të gjitha propozimet e Partisë Demokratike, duke përjashtuar votimin dhe numërimin elektronik. PS e konsideron të pamundur votimin dhe numërimin elektronik për shkak të pasigurisë që reflekton. Propozimet e dy partive kryesore politike në Shqipëri janë objekt i një grupi ekspertësh, të cilët po përgatisin një arterial, për t’i vënë në dispozicion komisionit për Reformën Zgjedhore. Për çdo mosmarrëveshje, palët kanë rënë dakord që t’u drejtohen për mendim dhe ekspertizë të mëtejshme organizmave ndërkombëtarë.
Ne te.... Theodhoriut te shkoni te gjithe...me kuc e me mac...
PërgjigjuKokat hengshi qelbesira.
PërgjigjuCerdhja e grerzave njeri me i lig se tjetri P .R .me vrssesin e shekullit Medi teneqeja .L .S I me hajduten MBRETERESH .dhe ajka HOLLANDEZ SHALGJITURI VRASES .HAJDUT DHE KRYEMAFJOZ ..
PërgjigjuKooperim mafioz!
PërgjigjuKeta behen bashk e nje goje e emndimi,vetem kur duhet te mbrohen nga ndeshkimi per krimet e kryera.Kur kujtojne Gerdecin,21 Janarin dhe vrasjet qe nga azemi e deri te Olldashi.
Përgjigju