Zgjedhjet në Himarë, Kolegji Zgjedhor: KQZ të paraqesë projektvendim të ri për afatet

17 Korrik, 14:55| Përditesimi: 17 Korrik, 14:57

  • Share

TIRANË- Pasi Komisioni Rregullator nuk miratoi afatet për zhvillimin dhe organizmin e zgjedhjeve në Himarë, PS iu drejtua Kolegjit Zgjedhor.

Burime bëjnë me dije se Kolegji Zgjedhor ka vendosur që KQZ të paraqesë një projektvendim të ri për afatet e zgjedhjeve më 4 gusht në Himarë.

Në orën 19:00, KQZ pritet që të dërgojë në Kolegj Zgjedhor afatet e reja.

Në mbledhjen e 4 korrikut në Komisionin Rregullator të KQZ nuk u arrit dakordësia për të miratuar afatet e zgjedhjeve të Himarës. Anëtarët votuan 3 pro dhe 2 kundër, ndërkohë që për miratimin e pr.vendimit duhej një shumicë votash 4 me 1.

Shkak për mos miratimin u bë debati mes anëtarëve për vlefshmërinë e dekretit të presidentit për shpalljen e zgjedhjeve, si edhe vendimi i KQZ për heqjen e mandatit të Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?