Zgjedhjet në Himarë, KSHZ regjistron koalicionin “Bashkë Fitojmë”! I përbërë nga 10 parti politike

25 Korrik, 14:28| Përditesimi: 25 Korrik, 14:30

  • Share

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesën e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024.

Komisioneri vendosi regjistrimin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” përfaqësuar nga Sali Berisha dhe do të ketë në përbërje 10 subjekte zgjedhore: Partia e Lirisë (PL); Partia Republikane (PR); Partia Demokristiane (PDK); Partia Balli Kombëtar (PBK); Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ); Fryma Re Demokratike (FRD); Partia Demokratike (PD); Partia Agrare Ambjentaliste (PAA); Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD); Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar (PBD).

Në seancën e sotme publike Komisioneri plotësoi edhe vakancat e krijuara në 3 këshillat bashkiak.

Kështu kandidatja Alketa Bici nga lista shumemërore e Partisë Socialiste iu bashkua Këshillit të Bashkisë Gramsh, kandidati Zek Doda nga lista shumemërore Partisë së Gjelbër iu bashkua Këshillit të Bashkisë Lezhë. Kandidati Qerem Çelpica nga lista shumemërore e Partisë Socialiste iu bashkua Këshillit të Bashkisë Kavajë.

Gjithashtu, caktoi vendndodhjen e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar Bashkie Himarë.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?