Programacion

E Shtunë
12
Qershor
E Diel
13
Qershor
E Hënë
14
Qershor
E Martë
15
Qershor
E Mërkurë
16
Qershor
E Enjte
17
Qershor
E Premte
18
Qershor
E Shtunë
19
Qershor
E Diel
20
Qershor
E Hënë
21
Qershor
E Martë
22
Qershor
E Mërkurë
23
Qershor
E Enjte
24
Qershor
E Premte
25
Qershor
Politikë

Gara në PD/ Harxhi: Masakrën zgjedhore nuk e vërtetojmë dot! Shehaj: Demokratëve u duhet një lider i pakorruptuar! Kadilli: Amorale të kacavirresh pas karriges

9 Qershor, 18:08| Përditesimi: 9 Qershor, 18:33

Mes qëndrimesh të kundërta, kandidatët për kreun e Partisë Demokratike po i afrohen finishit të garës.

Kryedemokrati Lulzim Basha i qëndron bindjes për një masakër zgjedhore që pengoi demokratët të vijnë në pushtet. Gjatë takimit me strukturat në Tiranë, kryetari në detyrë i PD tha se kush është angazhuar në zgjedhje e ka hasur nga afër manipulimin e tyre.

 'Gjithsecili prej jush në këtë sallë i ka sjellë me vete shenjat e betejës që keni bërë, gjithsecili prej jush në këtë sallë e di fare mirë domethënien e blerjes masive të votës por akoma më keq, shkrirjes së shtetit me partinë shtet. Përdorimin e çdo hallke dhe çdo institucioni, shkeljen e çdo rregulli.'- tha Basha.

Por gjatë takimit me strukturat ditën e sotme në Lushnje, kandidatja për kreun e PD, Edith Harxhi hodhi të tjera argumente përse sipas saj, selia blu është vetë fajtore për humbjen e zgjedhjeve parlamentare.

 'Kemi qytete si Durrësi e Shkodra ku me 31 mars u ngritën strukturat'- tha Harxhi.

Masakra zgjedhore sipas saj, nuk vërtetohet dot.

 'Nuk e provojmë dot, skemi fakte. Edhe sikurk ta cojmë në gjykatën ndërkombëtare'- tha me tej ajo.

Agron Shehaj kërkon që demokratët të zgjedhin nëse do të vazhdojnë të humbin, apo nëse do ta bëjnë PD një Parti që fiton.

 'PD ka nevojë për një lider të pakorruptuar dhe që nuk korruptohet. Një lider që nuk është i kapur nga oligarkët dhe ka kurajë të luftojë kundër tyre. Një lider që i çon gjërat deri në fitore me kurajë. Prandaj demokratët duhet të votojnë ndryshimin më 13 qershor, që PD të bëhet prapë Partia që Fiton.'- tha Shehaj.

Gjatë takimeve në kuadër të fushatës për kryetarin e PD, Fatbardh Kadilli tha se sakrifica e demokratëve është shëprdoruar.

 'Pasi ke shpërdoruar sakrificën e demokratëve është amorale të kacaviresh pas karriges së kryetarit.'- u shpreh Kadilli.

Por teksa 3 kandidatët e tjerë e akuzojnë vazhdimisht, Lulzim Basha ka zgjedhur të mos komentojë drejtpërdrejtë ata, por ka kërkuar që gara e brendshme të mos kthehet në arsye për përcarjen e demokratëve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër një rikthimi të Sali Berishës në krye të PD?