Politikë

Zgjedhjet në PD, Kadilli nga Korça: Basha fshihet pas gjysmë të vërtetash duke zbukuruar dështimet e tij! Unë bëra të mundur garën në PD

28 Maj 2021, 19:02| Përditesimi: 28 Maj 2021, 19:18

  • Share

Anëtari i kryesisë dhe njëkohësisht kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ia atribuojë vetes së tij meritën për garën brenda kësaj partie. Nga Korça, ku zhvilloi një takim me demokratët, Kadilli tha se ditën kur ai shpalli kandidaturën e tij ishte e pamundur të mendohej për garë, ndërsa sot janë katër kandidatë.

"Në fund të këtij procesi PD do dali më e fortë, unë e arrita me projektin tim një fitore, arrita që PD të ketë garë, kur unë dola atë ditëm ishte e pamundur të besohej se do kishim një garë, sot mburremi që kemi 4 kandidatë, këtë e bëri projekti im, i njeriut që kur bie gjen forcën për t'u ngritur", tha Kadilli.

Kadili akuzon Bashën si njeri fshihet pas "gjysmë të vërtetash" dhe që zbukuron dështimet e tij dhe duke zmadhuar hilet e kundërshtarit.

"Gara nisi e pabarabartë, asimetrike sepse kryetari në zyrë i ka të gjitha mjetet për të bërë fushatë për t'u imponuar, po është asimetrike dhe në aspektin moral dhe unë kam epërsi morale sepse i kam thënë gjërat në kohën e duhur dhe që sot merr përgjegjësi për të ngritur PD. Motoja ime është  e thjeshtë, anëtari i partisë, bëhu kryetar i vetes tënde mos prit të bësh karrierë  nga kryetari në Tiranë, bëj vetë karrierë, merr përgjegjësi. Kjo i duhet partisë për ta kthyer në një parti më të madhe se kryetari, më e madhe se vetëvetja, që frymëzon dhe që është e vërtetë. Lulzim Basha humbi, zgjedhjet nuk ishin aspak të barabarta, as të ndershme, i quajmë sot masakër, nesër do ta gjuajmë gjenocid zgjedhor, kë do të impresionojë Basha? Apo do të zbukurojë humbjen? Ai humbi, të largohet t'i japi frymë partisë, ka 8 vite që formulon të njëjtin fjalim, po humbi në 2025 të njëjtin fjalim do dëgjoni. Njeri që fshihet pas gjysmë të vërtetash duke zmadhuar hilet e kundërshtarit dhe duke zbukuruar dështimet e veta ", shtoi ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shaqo: 28/05/2021 20:48

    O Kadill, po nuk u distancove nga fryma berishiane, s'ke gje ne vije. Akoma me komuniste e antikomuniste, nuk eshte fare tregues. Kini frike te thoni gjerat troc, ashtu si ndoshta i mendoni, guximi eshte ai qe te nxjerr faqebardhe dhe jo Berisha-institucion i PD. Bemat e tij jane vetem negative, ka nje CV sterre per Shqiperine, dhe ju keni frike. Sa kohe do te vazhdoni keshtu, Luli eshte kryetar, i bekuar nga Berisha; te tjerat jane pallavra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?