Lulzim Basha

Politikë

Zgjedhjet në PD, Basha: Me 13 qershor i japim përgjigjje Ramës

10 Qershor 2021, 20:50| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 20:54

  • Share

Edhe pse 13 qershori është një garë brenda PD, Lulzim Basha e shikon si një garë për t’iu përgjigjur kryeministrit Rama.

Në një postim në ‘Facebook’ Basha shkruan se me 13 qershor demokratët nuk do dorëzohen dhe se nuk do heqin dorë nga Shqipëria, por do i japin përgjigjje Edi Ramës. Sipas tij, demokratët do ta largojnë pakicën që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin.

“Në 13 qershor demokratët do t’i japin një përgjigje të qartë regjimit Rama-Doshi: Ne nuk dorëzohemi. Ne nuk heqim dorë nga demokracia. Ne nuk heqim dorë nga Shqipëria. Ne do ta largojmë pakicën që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin, që duan dhe meritojnë shqiptarët”, shkruan Basha.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like: 11/06/2021 06:11

    Po mo shoku pd po, do ti japesh pergjigje popullit kur te shkosh perpara drejtesise dhe te futesh njehere e pergjithmone ne biruce se bashku me like injorantin e kokemadhi,salqeni dhe gjithe te dashurit tuaj. Atje mund te krijoni partine e burgut mes jush. Shikoni kush eshte me i forti

    Përgjigju
  • Xhuri Furi: 10/06/2021 22:43

    Po po,ryli.Ashtu eshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?