Sport

Zgjedhjet për president te KOKSH-i, Komisioni i Verifikimit përjashton 23 federata! Mes tyre edhe FSHF

8 Prill 2021, 16:04| Përditesimi: 8 Prill 2021, 16:07

  • Share

23 federata sportive, mes tyre FSHF, nuk do kenë të drejtën të votojnë në asmablene e përgjithshme të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, që do të zhvillohet me 17 prill.

Në këtë përfundim ka dalë Kimisioni i Verifikimit dhe Etikës, që nuk dihet se nga kush përbehet edhe pse për nga rëndësia duhet të ishte shumë zyrtar. Arsyet e këtyre përjashtimeve janë  mungesa e listës së aktiviteteve të vitit 2020, pagasa e kostos financiare të përvitshme dhe të tjera si këto.

Përveç federatës së futbollit të përjashtuara janë edhe federata të tjera si ajo e Mundjes, Atletikës dhe Peshëngritjes, me këto të fundit që vazhdojnë të sjellin medalje. 

Zgjedhja e presidentit të KOKSH-it është çështje që ka shkaktuar përplasje edhe disa muaj më parë. Në mënyrë të papritur dhe pa asnjë lajmërim ajo u mblodh për të shkakrkuar Viron Bezhanin, ndërsa kandidatët për të marrë këtë post tani janë Fidel Ylli, Martin Biba dhe Vojo Malo.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Patrioti: 16/04/2021 15:48

    Perjashton 23 federata!!! Po kaq sporte ka gjithe Shqiperia! Atehere perse duhet ky Komitet ? Te vetmin sport ku ne marrim medalje eshte peshengritja dhe perjashtohet si federate. Ky eshte selektim politik per t'ja dhene KOKSH njeriut te Rames. Ketu vetem zgjedhje nuk ka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?