Zgjedhjet presidenciale, Moska: S'jemi të interesuar kush fiton! Urojmë që populli i SHBA të kapërcejë krizën demokratike

5 Nëntor, 14:06| Përditesimi: 5 Nëntor, 14:14

  • Share

1730812406_MariaZakharova.JPG

"Urojmë popullin amerikan që të kapërcejë krizën e demokracisë dhe ndarjen e shoqërisë."

Kështu tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, lidhur me zgjedhjet në SHBA.

Rusia, shtoi Zakharova, "nuk është e interesuar" se kush do të fitojë zgjedhjet, sepse në Shtetet e Bashkuara "është zhvilluar një konsensus dypartiak lidhur me sfidën" ndaj Moskës.

Por "do të ishte logjike," përfundoi zëdhënësja, "që i zgjedhuri i Shtëpisë së Bardhë, kushdo që të jetë, të përqendrohej në zgjidhjen e problemeve të vendit të tij dhe të mos kërkonte aventura dhjetëra mijëra milje larg brigjeve amerikane".


Lajmi kryesor:

LIVE- Zgjedhjet në SHBA, Trump akuza për mashtrim në Pensilvani, Policia e mohon! Exit poll i CNN: 48% e votuesve preferojnë Harris, 44% Trump


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?