Sali Berisha

Zgjedhjet vendore, Berisha takim me Agron Dukën

8 Mars 2023, 11:27| Përditesimi: 8 Mars 2023, 14:56

  • Share

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me kreun e PAA, Agron dukën. Ky takim vjen në funksion të zgjedhjeve lokale, pasi Berisha po zhvillon bisedime me partitë aleate për të dalë në zgjedhje me koalicion.

Ende nuk dihet se çfarë është vendosur lidhur me koalicionin, ndërsa së shpejti pritet që të zyrtarizohet koalicioni për zgjedhjet vendore 2023.

Berisha sfidoi vendimin e gjykatës së Apelit dhe dërgoi përfaqësuesit ligjorë të ‘Rithemelimit’, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri që depozituan dokumentacionin për regjistrimin si subjekt zgjedhor në emër të Partisë Demokratike për 14 majin. Berisha i ka firmosur dokumentet si kryetar i Partisë Demokratike. Në argumentimin e kërkesës Berisha e cilëson vendimin e Agron Zhukrit që ka njohur Kuvendin që ai ka zhvilluar më 11 dhjetor 2021 si të pashfuqizuar. Berisha thotë se do të bëhet rekurs nga ana e tij dhe kjo e bën vendimin jo të formës së prerë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • TAOP LALA: 08/03/2023 13:56

    Sali Bajga takoi klanin zenuni se kshu thoshte Saliu për Agron Dukën e tani aty ku ka bështyr lëpin. E hajde prit hajër nga ky plak matrapaz hajdut kriminel si Sali Bajga.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?