Zgjedhjet vendore në Shqipëri, krahasim i pjesëmarrjes ndër vite! Më e larta në 1992 me 70%, më e ulëta në 2019, votuan vetëm 20% e zgjedhësve

14 Maj 2023, 07:47| Përditesimi: 14 Maj 2023, 07:51

  • Share

Këtë të diel vuloset fati i drejtuesve të rinj për 61 bashkitë e vendit. Të gjitha forcat politike, disa prej tyre në koalicion e të tjera në garë individuale, kanë zhvilluar sondazhe dhe janë bërë llogarit e tyre mbi kapacitetin e  mundshëm të fitimit, jo vetëm për zgjedhjen e kandidatëve për kryebashkiakë, por edhe të këshilltarëve bashkiakë, të cilët zgjidhen mbi bazën e proporcionalitetit ose ndryshe të votave që zgjedhësit hedhin për subjektet politike.

Por si është paraqitur në zgjedhjet e kaluara gara mes dy partive më të mëdha në vend PS-PD në zgjedhjet vendore? Që nga viti 1992 e deri në vitin 2019, zgjedhjet vendore kanë patur kryesisht dominancë socialiste. Afro 3 milionë 600 mijë zgjedhës kanë preferuar të votojnë partinë socialiste që  nga hera e parë që janë zhvilluar zgjedhje vendore, ndërsa 3 milionë e 50 mijë kanë qene blu.

Sipas statistikave nga viti në vit numri i votuesve është në rënie. Për PS, në proporcional, vetëm në vitin 1992, 2000 dhe në vitin 2019, kanë votuar mbi 500 mijë zgjedhës, ndëra zgjedhjet  lokale të 2019-s janë bojkotuar nga partitë e opozitare.

Partia Demokratike rezultatin më të mirë në proporcional e ka pasur në vitin 1992 dhe 1996, ndërsa në disa zgjedhje të tjera nuk e ka kauar shifren e 400 mijë votave. Lëvizja Socialiste për Integrim, (sot Partia e Lirisë) konkurroi për herë të parë më 2007, ndërsa Fryma e Re Demokratike më 2015. Në Shqipëri zgjedhjet lokale zhvillohen në të njëjtën ditë në nivel kombëtar. Nga mënyra sesi zhvillohet fushata elektorale dhe organizimi i tyre, zgjedhjet lokale ngjasojnë më së shumti me zgjedhjet politike parlamentare

Ndryshe nga zgjedhjet parlamentare, diferenca ekziston edhe në zgjedhjet vendore. Pjesëmarrja më e lartë është shënuar më 1992 ku në votim kanë marrë pjesë afro 70% e votuesve, ndërsa rekordi më i ulët është shënuar në vitin 2019 me afro  22%.( kohë në të cilën morën pjesë vetëm votuesit socialist,)  Ndërsa në zgjedhjet e tjera, shifrat e pjesëmarrjes së votuesve kanë patur një mesatare 45% dhe 50%.

Megjithëse thirrjet për pjesëmarrje në votime në këtë garë vendore janë të shumta nga subjektet zgjedhore dhe diplomatët ndërkombëtarë, ende nuk dihet sa do të arrijë përqindja maksimale e qytetarëve që do të marrin pjesë në procesin zgjedhor në rang kombëtar.

Partia Socialiste ka zgjedhur të vijë ndryshe në këtë fushatë elektorale, ku fokusi i saj nuk janë tubimet masive me flamujt dhe element të tjerë organizativ, por mbjellja e pemëve të reja në cdo bashki të vendit.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?