Në këtë 75-vjetor të Çlirimit të Shqipërisë do të zhvillohen në të gjithë vendin rreth 20 veprimtari, që kanë në fokus evidentimin e përpjekjeve, që shqiptarët kanë bërë për liri, por edhe për të treguar pozicionin që ata kanë mbajtur gjatë luftës. Për këtë ministrja e Kulturës, Elva Margariti, zv.kryeministri, Erion Braçe edhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar prezantuan sot në Pavijonin e Luftës, logon fituese që do të shoqërojë festimet, në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare. Një krah shqiponje në kuqezi, ku përkrah saj shkruhet numri simbolik 75, është imazhi i logos fituese, që ka si autor studentin e arkitekturës Draling Dardha.
“Krahët e Shqiponjës i kam marrë si një mjet identifikues. Ideja është që me anë të një shikimi të arrihet vet interpretimi i Shqiponjës sonë”, shprehet studenti i arkitekturës Darling Dardha.
Ndërsa, zvëndëskryeministri ndali edhe tek kalendari i aktiviteteve që do të shtrihen në Fier, Berat, Lezhë, jo vetëm për të sjellë në vëmendje atë që ka ndodh në Luftën e Dytë Botërore apo që brezi i ri të kujtojë të kaluarën, por edhe që pozicioni i Shqipërisë.
“Duam që ta sjellim si një ngjarje që e ka vendos Shqipërinë drejt në historinë e kombeve, në Luftën e Dytë Botërore, edhe në krahun e duhur të historisë. Me kontribute të jashtëzakonshme të heronjve të Luftës Nacionalçlirimtare. Fituesi është një djalë i ri, por lufta e zhvilluar këtu edhe 80 vite më parë është një kontribut i atij brezi, por mbi të gjitha i brezit të ri të asaj periudhë, të gjithë ata që u angazhuan kundër fashizmit ishin në një moshë të re. Djemtë edhe vajza, që iu bashkuan për të përballuar pushtimin fashist edhe nazist”, thotë Braçe.
Nga nesër, shton më tej Erion Braçe, ne hymë në dy muajt e rëndësishëm të festimeve që kanë në fokus jetësimin e ngjarjeve të Luftës Nacionalçlirimtare.
“Ajo që ka ndodh gjatë luftës së Dytë Botërore, natyrisht që për dikë që ka lind pas viteve ‘90, por edhe para është një ngjarje që mund të mos thotë shumë, por për këtë arsye këto aktivitete vlejnë, për të treguar se në këtë vend është luftuar, pushtuesit nuk kanë qenë kalimtar, në këtë vend është tradhtuar edhe tradhtarët kanë qenë anëtarë të qeverive kuislingë. Këto qeveri kuislingë nuk kanë qenë kot, por edhe nga pikëpamja formale kanë ndërmarrë akte që kanë firmos në mënyrë të qartë qeveritë e asaj periudhe. Nuk mundet që të kalojë kaq lehtësisht, por ato qeveri i shpallën luftë Francës, Britanisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sot duket qesharake kur kujton se si sillet politika. Ka reminishenca në kohë të ndryshme të akteve që kulmojnë në ato ngjarje, që lidhen me sjelljen e tyre raciste deri në sjellje tipikisht fashiste, që urrejnë të ndryshimin, tjetrin. Edhe në atë periudhë edhe në këtë periudhë. Janë gjëra që duhet kujtuar, që në gjenezë, pasi me to po përballet sot bota e qytetëruar, që në mënyrë të tillë këto fenomene të mos kenë më hapësirë në këtë vend”, vijon zv.kryeministri.
Braçe më tej shtoi së projekti antifashist i Europës së bashkuar nuk ka dështuar, prandaj atë kohë nuk mundet që ta evokojë askush.
“Edhe në formën e re të populizmit, sovranizmit Evropa e bashkuar vazhdon që të jetë shumë aktive, të njëjtën gjë duhet që të bëjmë edhe ne, që në këtë muaj jemi aspirantët më të mëdhenj për t’i bashkuar kësaj europe. Dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare nuk mundet që t’i vërë kush në trekëndësh sot”, shton Braçe.
Veprimtaritë për 75-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë do të zhvillohen gjatë muajit tetor edhe nëntor.
Nje shqiptar Shqiponja mund te kete dy krahe, por ajo qe eshte shafqur aty eshte nje element i shqiponjes i cili nuk eshte domethenes vetem per kombin shqiptar, por per shume kombe te tjera. Ajo qe e ben shqiptare ate krah shqiponje jane ngjyrat kuq e zi. Kush ka dy pare mend e kupton qe logoja eshte nje kompleks i disa shenjave qe identifikojne shqiptarin dhe nuk eshte nevoja te jete i gjithe shpendi. Mos e doni dhine te perkrenarja e Skenderbeut me te katra kembet? Ata qe ne cdo gje shqiptare hedhin balte dhe shikojne komplote e intriga duhet te qetesojne shpirtin. Urime ketij studenti qe vret mendjen per simbolet kombetare dhe behet pjese e konkursit e nuk sHpenzon kohen kafeneve dhe llotove.
PërgjigjuArti modern eshte i komplikuar!? Psh do te mjaftonte vetem nje pupel per te paraqitur skiptarin aktual..!
Perse me nje krah shqiponja jone? Kush ja ka shqyer krahun tjeter?
PërgjigjuJot eme
Studentit respekte.., Por ajo shqiponje ka dy krah.., dhe eshte siboli i Jone kombetar.., Ndjese per etiken por "Ju dhjevsha mu ne juri" Flm
Përgjigju