Zarife Hasanaj

Zgjohu nga gjumi dallëndyshe!

6 Maj 2019, 21:05| Përditesimi: 6 Maj 2019, 21:06

  • Share

Ata që vdesin rishtas kanë një zakon të keq. Si fillim mbyllin sytë, zemrën e vënë në gjumin e përjetshëm pastaj, pastaj veshët i mbajnë hapur për të dëgjuar çfarë themi ne të gjallët për të vdekurin...

Deri dje për ne, ti ishe malokja, tropojania e bukur kokëfortë me emër të çuditshëm, vajza me shtëpi të palegalizuar në Babrru, ushtarakja e çmendur pas sfidave.

Sot që vdiqe, ti je heroina, adrenalina e atdhedashurisë, simboli i trimërisë domestike, kryqëzimi i puthjes së përçarjeve tona.

Fatmirësisht ti nuk vdiqe nga plumbat e krimit në Bllokun e Tiranës.

Nuk vdiqe as nga shpërthimi i silikonit në klinikat estetike të Tiranës.

As nga overdoza e kokainës në klubet e Tiranës nuk vdiqe.

Madje, madje as nga përplasja e makinës së shtrenjtë të dashnorit tënd nuk vdiqe...

Zarife Hasanaj, ushtarakja shembullore e Ushtrisë Shqiptare u nda nga jeta një ditë të dilemttë maji në një vend larg atdheut të saj. Vdiq duke treguar dashurinë për paqen dhe lirinë. Vdiq më 6 maj, një ditë më vonë nga 5 maji, dita e dëshmorëve duke treguar se heroizmat e këtij vendi nuk rreshtin.

Ishim mësuar që djemtë shqiptarë vriteshin në Bruksel për prishje pazaresh droge por tani e tutje duhet të mësohemi që ka edhe vajza shqiptare që vdesin për lirinë e njerëzimit.

Të të themi lamtumirë?

Komento

Komente

  • Fredi: 07/05/2019 10:18

    Po stërvitjen pse me bomba e mina të vërteta? Mos vallë ndodhin gjëra të tjera dhe ne na thuhet se ishin në stërvitje? Sa gjynah, hyjnesh e Arbrit!

    Përgjigju
  • @@@@@: 06/05/2019 22:24

    Te hiqet busti i hajdutit ahmet zogu dhe ne vend te tij te vendoset busti i kesaj vajze heroine ...i qoft dheu leht.

    Përgjigju
  • Alkion: 06/05/2019 21:57

    Ja ke futur kot kesaj radhe or shok. Ajo e shkreta vdiq jo per lirine e kesaj bote, po per faj te fukarallekut u detyrua te shkonte te rrezikonte jeten ne Letoni. Vdiq se pasurine e Shqiperise e kane grabitur skifteret dhe cakenjte, kurse te tjeret ndajne therrimet midis tyre. Rrezikoi jeten per te njejtin qellim qe e rrezikon minatori ose punetoret ne uzinat e vendeve te treta: per nje grusht grosh.

    Përgjigju
    • Emigrant: 06/05/2019 22:53

      Shife pak harten lali. Letonia është antar i BE,jo si Shqipëria që nuk ka hapur negociatat akoma. Është dhe antare e NATOs. Si anëtare të NATOs dhe aspirantë (njerez që shpresojnë) për ne BE do dërgojmë vazhdimisht ushtarë nëpër keto vende aleate.

  • I pandehuri: 06/05/2019 21:29

    Perkulem para teje burrneshe! Blendi bravo te qoftë per shkrimin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?