Zhdukja e disa dokumenteve në dosjet e Shërbimit Informativ të Ushtrisë sot Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes pranë Ministrisë së Mbrojtjes, është bërë shkak që gjykata e Tiranë të urdhërojë prokurorinë të rihapë hetimet. Vendimi është marrë nga gjyqtari Erjon Bani, i cili në mars 2019 ka vendosur të pranojë kërkesën e punonjëses së Shërbimit Informativ të Ushtrisë Ezmeralda Gjoza dhe të urdhërojë prokurorinë të vazhdojë hetimet.
Në vendimin e tij, gjyqtari Erjon Bani, i le disa detyra prokurorisë për ti kryer, duke filluar nga marrja në pyetje e drejtuesve të arkivës së këtij shërbimi dhe pjesës drejtuese të tij. Mirëpo pavarësisht se Erjon Bani ka vendosur të urdhërojë prokurorinë për rihapjen e hetimeve dhe pyetjen e zyrtarëve të SHIU, nga ana tjetër prokuroria e ka çuar çështjen në Apel, duke kërkuar që vendimi për pushimin e hetimeve të lihet në fuqi.P or çfarë ka ndodhur mes dosjeve të Shërbimit Informativ Ushtarak dhe çfarë ka humbur. Punonjësja Ezmeralda Gjoza që ka qënë punonjëse e SHIU dhe mandej ishte një nga kandidatet për tu bërë pjesë e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit në Polici, pretendon se në dosjen e saj janë zhdukur në mënyrë të qëllimshme dokumenta.
Kjo shtetase ka punuar në SHIU për një periudhë 14 vjeçare nga korriku 2014 deri në shkurt 2018.
Në vitin 2017, kjo punonjëse i ka drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes një denoncim mbi disa konstatime që kjo punonjëse kishte, pasi punonjës të kësaj agjencie kryenin veprime të paligjshme, të cilat në vlerësimin e saj kishin elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”.
Nisur nga kjo situatë për të zbardhur çdo dyshim Ministria e Mbrojtjes në tetor 2017 ngriti një komision hetimor që përbëhej nga Arben Toska, Perikli Tiko dhe Vasillaq Bllaca, të cilët ndër të tjera gjatë kryerjes së hetimeve, hetuan edhe për ankimin e kryer, lidhur me performancën në punë për vitin 2015. Gjatë kryerjes së këtij procesi komisioni u vu në dijeni të faktit që dokumenti “Formular i Vlerësimit të punës për Punonjësit Civil-viti 2015” ishte zhdukur nga dosja personale dhe në vend të tij ishte futur një vlerësim tjetër, që sipas Ezmeralda Gjozës nuk është i saktë. Për këtë fakt është bërë edhe pasi civile prej saj në gjykatën e Tiranës, e cila ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e denoncueses.
Prokuroria e Tiranës ka kryer disa muaj hetime në këtë drejtim por në pamundësi të gjetjes së provave dhe implikimin e personave të tjerë në zhdukjen e dokumentit është bërë pushimi i çështjes