Kronikë

Zhduket gjatë pandemisë nga një spital në Gjermani/ ‘Pa Gjurmë’ gjen Kristina Dautin në një kamp në Hamburg

26 Maj 2021, 17:53| Përditesimi: 26 Maj 2021, 21:01

  • Share

Falë emisionit në Report TV, një koleg gazetar nga Kosta Rika, pasi kishte ndjeku rvideon në kanalin e youtube nisi bashkëpunimin me stafin.Si për koicidencë të tijën, ai ishte personi i cili jo vetëm e kishte njohur shqiptaren në spitalin ku jetonte në Hamburg, por edhe i kishte shërbyer. 64-vjecarja kishte përfunduar në një karrocë me rrota, ndërsa pak para se të humbiste kontaktet kishte shfaqur një gjendje të rënduar shëndetesore.

Por si arriti ’Pa gjurmë’ në gjurmët e Kristinës ?

Një dritë jeshile u ndez, kur me të mësuar se 64-vjecarja që James Pachelli kishte takuar, kërkohej në një program në Shqipëri, si gazetar u tregua i gatshëm për të kërkuar ’nënën’ sic e konsideronte ai Kristinën, me të cilën kishte humbur edhe vetë kontaktet.Gjatë komunikimeve të vazhdueshme, që James pati me stafin e programit premtoi se do ta gjente shqiptaren nga Korça shumë shpejt. Nuk kaloi shumë, kur pasi zbuloi adresën, James Pachelli dërgoi fillimisht një video ku dukej qartazi dhoma e kampit ku ishte zhvendosur 64-vjecarja prej disa muajsh. E pabesueshme për Vasilika Dautin, e cila u emocionua kur pa kunatën të shtrirë në shtrat, në dhomën e atij kampi në Hamburg. Në video Kristina i thërriste ’djali im’, gazetarit që i kishte shërbyer më parë, emocione të cilat u transmetuan live në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’. Një sfidë për të gjithë, mision i cili u finalizua me lidhjen live nga Gjermania me vetë Kristinën. 64-vjeçarja flet për herë të parë pas 7 muajve duke sqaruar dhe arsyet pse humbi kontaktet. Një bisedë e ngrohtë me kunatën Vasilika, Kristina tha se i ishte nënshtruar një operacioni në shtyllën kurrizore dhe se tashmë ishte në një gjendje të stabilizuar. Vuajtjet e saj i fshehu me buzëqeshjen dhe sytë që i ndritën, pasi u lidh me personat që kanë shenjuar jetën e saj. 'Pa Gjurmë' realizoi këtë komunikim live me 64-vjeçaren: 

Kristina Dauti: Ju përshendes nga Gjermani

Vasilika Dauti, kunata: Vasilika jam

Kristina Dauti: Hë mi Lika. Kam bërë operacion, me kishin ikur 4 rruaza nga shtylla kurrizore, por tani jam mirë. Xhorxhi me zor më gjeti, shyqyr që erdhi ai dhe më ndihmoi. Nuk kam mundur të komunikoj me ju pasi nuk kam patur kartë telefonike. Vetë e kisha të pamundur të lëvizja, pasi ti e di jam në një karrocë me rrota tashmë.

Odeta Dume: Keni për të bërë operacion tjetër ?

Kristina Dauti: Jo bëra vetëm këtë operacioninë shtyllën kurrizore, pasiduhej të më bënin edhe për këmbën, por nuk e morën përsipër se ishte shumë i rëndë.

Kristina Dauti: Vasilika si i ke djemtë, ti si je ?

Vasilika Dauti, kunata: Mirë më pyesin për ty

Kristina Dauti: Sot do më marri Xhorxhi kartëpër të folur me jut ë gjithë

Odeta Dume: Doni të riktheheni në Korçë?

Kristina Dauti: Do kthehem në Greqi, atje ku isha se s’kam ç’bëj më këtu në Gjermani.

Vasilika Dauti, kunata: Shumë faleminderit gazetarit, për gjithë punën që ka bërë. Të uroj gjithë të mirat Kristina dhe uroj të vish sa më shpejt me këmbët e tua.

Kristina Dauti: Shumë faleminderit, do vi, t’ju takoj

Kristina Dauti ka jetuar për 25 vitesh në Athinë të Greqisë e vetme me problemet e shëndetit që e shoqëruan gjithë jetën. Një aksidenti, që i ndodhi në vogëli i dëmtoi njërën këmbë, ndërsa e la me probleme. Jetesa larg familjes e kishte shkëputur prej kohësh më Shqipërinë, ndërsa nuk kishte mundur të vinte për shumë vite edhe kur u ndanë nga kjo jetë vëllai, nëna dhe babai i saj. Largimi drejt Gjermanisë ishte shpresa për të kryer operacionin që kishte dëshiruar prej kohësh, operacion të cilin nuk ia mori përsipër asnjë shtet tjetër. Sot, Kristina jeton në një kamp të Hamburgut, ndërsa fatmirësisht u lidh më në fund më familjarët në Shqipëri.

 

VIDEO-Ndihma  e gazetarit të huaj

Emisioni i plote

 

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?