Teksa fati i Ervis Martinajt mbetet mister, vijojnë hetimet për të shumëkërkuarin. Report Tv mëson se Astrit Avdylaj marrë në pyetje 2 javë më parë nga prokuroria e Kurbinit si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit.
Avdylaj ka mohuar që të ketë dijeni për fatin e Martinajt apo të ketë pasur kontakte me të. Ishin forcat Speciale që shkuan për kontroll në banesën e Avdylajt ndërsa nuk është shoqëruar në polici, por është marrë në pyetje në shtëpi.
Pak kohë më parë, në Shijak janë zhvilluar kontrolle nga policia por nuk është gjetur asnjë provë që lidh persona apo grupe me zhdukjen e personazhit të njohur në botën e krimit.
Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 8 gushtit të këtij viti. Astrit Avdylaj është marrë në pyetje pas raportimeve në media se anëtarë të fisit Avdylaj janë përmendur si kontakti i fundit me të shumëkërkuarin.
Në harkun kohor të dy muajve, policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete. Policia, mesa duket, e ka një përgjigje për fatin e 40-vjeçarit, por është në kërkim të provave për t’ia servirur edhe opinionit publik. Të njëjtën gjë përsëritën disa kohë më parë Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryepolici Muhamet Rrumbullaku.
Si ka mundesi qe e pret nbes o far e keqe...ka me ju ardh dita me pagu akoma nuk e keni kuptu qe nuk do i gzoni ato lek o rrac e flliqun....
PërgjigjuEpreuuuu ne bessss 100 % e sigurt
Ku e di ti qe e paskan prer ne bese
Po pse ca do thote ai, e kam shok e kam ftu une Dhe sikur te jete !!! Ai eshte intriguar nga femer dhe me pas kushedi Nga e kane cu te shkretin! Gjynah ato prind, e kalamajt.. Ikni njerez nga ky vend plere Ku te vrasin naten e te qajne diten Shoqeria sidomos... qe ne i mbajme si shoke e miq!
PërgjigjuI shkreti ai ke t drejt , se ato qe merte peng e rrif e vrit s ishin t shkret