Mero Baze

Zhgënjimet e para të opozitës nga djegia e mandateve

25 Shkurt 2019, 13:21| Përditesimi: 25 Shkurt 2019, 13:27

  • Share

Shpejtësia me të cilën mandatet e dpeutëve të dorhequr të opozitës u përcollën nga Kuvendi në KQZ, kanë krijuar zhgënjimin e parë tek opozita, pasi e lexon këtë si një vullnet I qeverisë, e cila nuk dëshiron të ndjehet nguruese për ti mbajtur me zor derën hapur opozitës. Ngurimi i qeverisë, mund të lexohej si një përpjekje për pazarë, ose një shans për të zgajtur kohën për negociata dhe kjo mund të rriste ndejnjën e triumfalizmit tek ata që bën një akt ekstrem, kundër sistemit.

Reagimi i sotëm i një deputeti të opozitës e reflekton qartë këtë. Opozita ka nisur të shqetësohet përse qeveria diskuton për procedurën e zëvendësimit dhe pse nuk diskuton për pasojat e këtij akti të paralajmëruar.

Nuk jam i sigurt, se vet opozita ka ndonjë mendje ti rimarrë mandatet dhe nëse parlamenti nuk do ti kishte çuar në KQZ, por ajo që e shqetëson opozitën, është lehtësia dhe indiferenca me të cilën qeveria i përcolli kërkesat e tyre si problem administrativ në KQZ.

Tek këto dy nuanca, në të vërtet është mbartur gjithë debati i sotëm politik.

Opozita është e shqetësuar se nuk ka ngjallur aq panik sa mendonte me dorëzimin e mandateve dhe qeveria është e prokupuar të mos lëj asnjë shenjë që do ti mbajë më zor kudrejt ndonjë oferte. Se nëse do mund ta bëj me interetimin e deklaratave të dorëheqjes, me uniformitetin e diktuar të tyre nga një vendim politik, cka Kushtetuta e përcakton qart si të papranueshme dhe I kthen në NUL ato deklarata.

Dhe këtu mbyllet debati politik mbi mandatet dhe mbetet hapur vetëm debati juridik dhe administrativ I këtij procesi.

Debati jurdik, është i paprecedent, pasi zgjedhjet e 2017 janë të vetmet zgjedhje shqiptare, në të cilën nuk ka pasur koalicone zyrtare opozitare dhe proqeveritare, por parti politike secila më vete. LSI që ishte në pushtet deri në prag të zgjedhjeve, garonte e vetme, si PS me të cilin kishte qeverisur, ndërsa PD ndërkohë që garonte vetëm, ishte në pushtet me PS.

Pra parimi që mandatet duhet tu ofrohen një herë listës së partive opozitare, është I paqartë, nëse bazohesh tek 2017. Ai ka kuptim vetëm nëse bazohesh tek rreshtimet e pas 2017 dhe të konsiderosh opozitë të 2017, partitë që janë bashkuar tani në dorëzimin e mandateve.

Po ashtu debati administrativ ka të bëj me faktin nëse procedura e shpalljes së vakancave në Kuvend, do filloj menjëherë apo do shtyhet në kohë, për ti lënë kohë.

Këto dy debate janë realisht të parëndësishme, pasi dorëzimi I mandateve është aksion politik dhe jo jurdik apo administrativ dhe qeveria nuk është e interesuar të përfshihet në emërimin e një grupi të ri parlamentar në Kuvend kushdo qoftë ai, pasi ka vota të mjaftueshme.

Acarimi I opozitës, nuk vjen as prej listës së deputetëve dërguar me shpejtësi në KQZ, as me ata që mund të zëvendësohen, por me faktin, që pse djegia e mandateve, nuk po përjetohet me dramacitet nga qeveria. Kjo në fakt është një pyetje që duhej bërë para dorëzimit, duke llogaritur kë do kishin pro dhe kë kundër pas këtij akti vetvrasjeje. Dhe përgjigjia është dënimi njëqind për qind I këtij akti, nga SHBA, BE, OSBE dhe çdo qeveri e Bashkimit Evropian. Pas këtij reagimi, edhe nëse qeveria do bënte sikur të ishte e alarmuar, nuk do ta lejonte askush të negocionte krijimin e një precedenti, që shemb sistemin e pluralizmit dhe rregullat e lojës në një republikë parlamentare. Kështu që debati ka për tu katandisur realisht si debat procedurial dhe jurdik. Dhe ky debat nuk I përket qeverisë. Është çështje borderosh në Kuvend. Ndaj opozita po zhgënjehet më shpejt se sa priste, pse bota nuk po shkul flokët për atë që kanë bërë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ETHEM LALAJ: 25/02/2019 15:45

    Z.MERO.SAKTE.NE NGA ANA KONE THEMI:"..KUR I VJEN NGORDHJA QENIT URINON NE DEREN E XHAMISE.." -KJO PO I NDODH LUL-SALIUT QE ÇDO PROBLEM NE KETE VEND E MAT ME KUTIN E TIJ DHE VETEM NR FAVOR TE TIJ. -SIÇ DUKET PANDEHEN SE RAMA DO DOREZOHEJ LEHTE SI FATOS NANO QE E TREMBI ME ARKIVOLIN E AZEM HAJDARIT NE DERE. -DHE MENDON SE SHBA+BE MUND TA LEDHATOJNE PERSERI ME LESHIME TE PUSHTETIT NGA KM RAMA,DUKE I FALUR 7+7 MINISTEA E DREJTORE PLUS 15 MILION EURO TE PALLATIT NE VLORE PER FAQEN E ZEZE TE TYRE E TE SHPETIM GJIKES. -DO ISHTE NE TE MIRE TE VENDIT NESE SB,LB E KO..DO HIQEN NGA POLITOKA VRASTARE E TYRE 25 VJEÇARE,GJE QE MUND TE KISHTE NDODHUR NE 2017,KUR SHBA+BE E PARALAJMERUANE NESE NUK FUTEJ NE KUVEND PER VETINGUN E NE ZGJEDHJE. -DHE KM RAMA KA SHANSIN E ARTE TE RREKET ME "ARTISTIN"E "DOKTORESHEN ME PLAGJIATURE".DHE KJO PER FAKTET TRONDITSE QE I KA SJELL PS,RAMES E VENDIT SATRAPI,SHPIFSI,HAJDUTI,VRASESI KILLES SB NE TRANZICIONIN ALLA-SALI QE PER FATIN TON TE KEQ U EMRUA NE KRYE TE VENDIT RASTESISHT SI PUNA E SHIUT TE RREMBYESHEN NE KORRIK QE ME VEHTE SJELL EDHE GURE,DRURE TE SHTREMER,MBETURINA GJITHFARSOJESH. -ZOTI E NDIHMOFT KETE VEND.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?