Bedri Alimehmeti

Zi në botën e gazetarisë sportive, ndahet nga jeta Bedri Alimehmeti

31 Tetor 2023, 13:44| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 13:45

  • Share

Komuniteti i gazetarisë sportive shqiptare është në zi. Sot, në moshën 78-vjeçare është ndarë nga jeta gazetari dhe "Mjeshtri i Madh" Bedri Alimehmeti. Lajmin e ka bërë të ditur e bija e tij, gazetarja Alba Kepi.

Me penën e tij, mjeshtri i madh Alimehmeti pasuroi me histori, tregime e poezi artin e vendit tonë. Alimehmeti lindi në vitin 1945 në Tiranë. Ai ka botuar ndër të tjera tregimet si "Tirana e përgjakur", për ekzekutimet pa gjyq që u bënë në Tiranë në muajt tetor-nëntor të vitit 1944.

"Masakra e terrorit komunist në Tiranë, 28 tetor 1944–16 nëntor 1944" (Tiranë, 2001); "Skënder Halili: vezullimi i një ylli" (Tiranë, 2008), "Shyqyri Rreli: një jetë për futbollin shqiptar" (Tiranë, 2010).

Të shumta kanë qenë botimet e tij për fushën sportive, duke ia lënë pas brezave si histori të sukseseve të sportistëve që veç penës së tij nuk kishin tjetër dritare promovimi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?