TIRANË- Një magazinë me rroba u përfshi nga zjarri pasditen e kësaj të diele në zonën e ‘Qytet Studentit’ në Tiranë, duke shkaktuar flakë të mëdha prej disa orësh. Zjarri rrezikoi pallatin 6 katësh, i cili u përfshi nga flakët, por edhe ndërtesa të tjera rrotull.
Për disa orë, 30 forca zjarrfikëse me 7 mjete luftuan me flakët, duke u vënë në kontroll. Gazetarja e Report Tv, Ledina Jakimi, raporton se magazina me rroba i përket Vladimir Hodos ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit. Ndërkohë që u shkëput energjia elektrike për të mos rrezikuar përhapjen e flakëve.
Drejtori i zjarrfikësve, Shkëlqim Goxhaj, kritikoi biznesin në të cilin ka rënë zjarri sot në Qytet Studenti në Tiranë për mosmarrjen e masave kundër zjarrit. Ai tha se kjo e bën shumë të rrezikshme punën.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, zjarri ka qenë i madh ndërsa mund të shihen përmasat e mëdha të tymit nga magazina e përfshirë nga flakët. Magazina me rroba, të cilat ishin të vendosura në bodrum ndodhet në rrugën ‘Pjetër Budi’. Për këtë ngjarje ende nuk dihet shkaku, nëse ka qenë i qëllimshëm apo vjen si pasojë e ndonjë defekti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
.
Pas disa orësh, zjarrfikësit arritën që të shuajnë plotësisht zjarrin që përfshiu magazinën me veshje në “Qytet Studenti’.
Drejtori i zjarrfikësve, Shkëlqim Goxhaj, kritikoi biznesin në të cilin ka rënë zjarri sot në Qytet Studenti në Tiranë për mosmarrjen e masave kundër zjarrit. Ai tha se kjo e bën shumë të rrezikshme punën.
“Zjarri ka qenë i vështirë për shkak të materialeve. Pronari nuk ka vepruar mirë për ruajtjen nga zjarri. Bëj thirrje për bizneset që katet nën tokë mos të bëhet destinacion, sepse fikja e zjarrit bëhet e rrezikshme. Pavarësisht boteve të shumta tq ujit ende nuk është fikur zjarrin", tha Goxhaj.
Ndërsa drejtori i Komisariatit nr. 1 në Tiranë Bujar Mehmeti ka thënë se ende nuk dihen shkaqet dhe se s’ka ndonjë të dhënë për zjarr vënie të qëllimshme.
Vijon të jetë aktiv zjarri në magazinën rrobave në “Qytet Student”, ndërsa zjarrfikësit kanë çarë murin për të ndërhyrë në pjesën pasme të banesës të përfshirë nga flakët.
Këto janë pamjet në këto momente në Tiranë ku si pasojë e një zjarri në një magazinë me rroba, e gjithë lagja është pa energji elektrike ndërkohë që një shtëllungë tymi ngrihet mbi zonë.
6 zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe 4 të përqëndruara nga përpara jan vënë në gatishmëri për të fikur zjarrin e madh që preku magazinën me rroba të Qytet Studenti’. Magazina me rroba i përket Vladimir Odaj ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit. Rrobat shiteshin me shumicë, ndërsa banesa është e dhënë me qira. Pronari merrej me trregëti rrobash që në vitet 90'. Ngjarja është shënuar rreth orës 17:00.
Magazina e cila mori flakë në Tiranë është bërë shkrumb, kjo duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv. Siç raporton dhe gazetarja e Report Tv Ledina Jakimi nga flakët rrezikohen 3 banesa.