Kronikë

Zjarr në Belsh, disa persona i vënë flakën vendepozitimit të plehrave të mbyllur që nga 2017 (VIDEO)

2 Qershor 2021, 19:48| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 19:58

  • Share

Ish-vendepozitimi i plehrave në Belsh është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Mësohet se kanë qenë disa persona që i kanë vënë zjarrin vendepozitimit të plehrave, të mbyllur që nga viti 2017.

Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, tymi ka mbuluar zonën, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke vënë situatën nën kontroll. Nuk dihet ende nëse zjarrvënia ka qenë e qëllimshme apo aksidentale, ndërsa nuk janë identifikuar ende as autorët. Policia ka nisur hetimet.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?