Zjarr në Elbasan, digjet prej tre ditësh zona turistike e Gjinarit! Flakë edhe në afërsi të Qafë-Krrabës

23 Mars 2022, 20:47| Përditesimi: 23 Mars 2022, 21:15

  • Share

ELBASAN- Një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të Qafë-Krrabës në Elbasan. Mësohet se flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme pylli dhe po digjen shkurre e pemë. Flakët kanë nisur rreth orës 18:00 ndërsa vijojnë ende.

Ditën e sotme ka pasur pesë vatra zjarri, konkretisht në njësitë Shushicë Gjinar, Zavaline, Labinot Mal dhe Gracen. Tre vatrat e mëdha ne Shushicë, Gjinar dhe Gur i Zi u fikën nga strukturat zjarrfikëse dhe vullnetarët  Aktualisht është një vatër aktive në Fshatin Jeronisht të Njësisë Zavalinë e cila është drejt fikjes pasi është në territor kullotur pa dëme në pyje. Një vatër aktive është edhe në fshatin Gracen në një territor shkëmbor, ku po digjen ferra e barishte në të cilën do ndërhyhet nesër sepse territori është shumë i vështirë për ndërhyrje natën.

Situata me zjarret në qarkun e Elbasanit ka qenë problematike ditët e fundit, pasi ka pasur disa vatra zjarri në Gjinar, Guri i zi si dhe në territorin e Bashkisë Gramsh. Vatra zjarri të përsëritura ka pasur në tre Njësite Shushice Gracen dhe Labinot Mal, te cilat janë fikur brenda disa orësh nga ndërhyrja e zjarrfikësve në bashkëpunim edhe me strukturat vullnetare të zonave.

Ora 13:45
Zjarr në Elbasan, digjet prej 3 ditësh zona turistike e Gjinarit (VIDEO)

ELBASAN- Prej tre ditësh një zjarri ka përfshirë masivet pyjore në zonën e Gjinarit, përkatësisht në fshatrat Zavalinë dhe Joronisht.

Terreni malor ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikëses të cilët për shuarjen e zjarrit kanë përdorur mjete rrethanore. Përgjatë tre ditëve mësohet se është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi të ulët, pisha, dëllinj etj.

Gjithashtu zjarri ka shkaktuar probleme edhe në bashkinë e Gramshit. Sipërfaqe me pyje janë prekur nga zjarri në Njësinë Administrative Skëndërbegas në fshatin Ermenjë dhe malin  Koshnicë.

Edhe në Gramsh ndërhyrja  u realizua me pompa shpine, pasi mjetet zjarrfikëses mund të ndërhynin  për shkak të terrenit malor, ndërsa prezenca e erës vështirësoi operacionin. Aktualisht situata ne Gramsh është vendosur nen kontroll.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?