VLORË-Pas Porosë, në Vlorë një tjetër vatër zjarri është në kodrat e Orikumi. Zjarrfikësit ndodhen atje për të shuar zjarrin e përmasave të mëdha. Banorët që gjendeshin pranë zonës së rrezikut janë evakuuar dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar. Kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ndodhet në zonën e vatrës së zjarrit bashkë me zjarrfikësit, ku u bën apel të gjithëve që të mos ndezin zjarre duke shkaktuar dëme të mëdha dhe rrezikuar edhe jetën e tyre.
"Jemi në zonën e Orikumit është një vatër zjarri për të evakuuar familjen që ndodhet aty, zjarri është nën kontroll dhe shpresojmë që situata të përmirësohet. Një situatë e shëmtuar që vjen nga përgjegjësia njerëzore. Apel për të gjithë që të mos ndezin zjarre, të jemi të përgjegjshëm e të kujdesshëm që situata të mos përsëritet" , tha Leli.
Lajmi kryesor:
Vijon prej 2 ditësh zjarri në Maliq...digjen mbi 400 ha pyje dhe në Poros të Novoselës! Një tjetër vatër në Orikum, Leli apel: Të jemi të kujdesshëm
//ReportTv.al