Zjarr në Maliq, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

1 Prill, 18:23| Përditesimi: 1 Prill, 19:27

  • Share

MALIQ- Një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi të ulët është përfshirë nga flakët në pyjet e fshatit Leminot të bashkisë Maliq.

Sipas informacioneve flakët janë përhapur me shpejtësi në zonë pasi favorizohen nga era e fortë, por për të vënë nën kontroll zjarrin punonjës të shërbimit pyjor dhe emergjencave civile e banorë të zonës kanë shkuar në vendngjarje.

Terreni i thyer malor i ka vënë në vështirësi punonjësit pasi nuk mund të shkojnë me mjetet e tyre deri te vatrat e zjarrit por po përpiqen të punojnë edhe me mjete rrethanore.

Aktualisht zjarri është duke u mbajtur nën kontroll.

Ndërkohë policia po bën të mundur zbardhjen dhe përcaktimin e shkaqeve nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm ose jo.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?