Foto ilustruese

Zjarr në një apartament në zonën e ish-Bllokut në Tiranë

19 Dhjetor 2021, 17:47| Përditesimi: 19 Dhjetor 2021, 17:48

  • Share

Një zjarr ka rënë në një apartament në Tiranë në ish-Bllok.

Zjarri ka rënë rreth orës 17:20, në rrugën Ibrahim Rugova, në katin e tetë të një pallati, në banesën e shtetasit G. S., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?