Momente nga shuarja e zjarrit në azil

Zjarr në një azil në Rusi, humbin jetën 11 persona

15 Dhjetor 2020, 12:40| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 12:43

  • Share

RUSI- Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në një azil në Isbuldino, në Republikën Bashkir të Rusisë ku kanë humbur jetën 11 persona.

Në azil në momentin e shpërthimit të zjarrit ishin të pranishëm 15 persona ku 4 kanë arritur të shpëtojnë vetë, ndërkohë fatkeqësisht jetën humben nën flakë 11 prej tyre. Trupat të pajetë janë gjetur pasi zjarri është shuar.

Zjarret aksidentale dhe shpërthimet në ndërtesat e banimit janë relativisht të zakonshme në Rusi si rezultat i plakjes së infrastrukturës dhe mosrespektimit të standardeve të sigurisë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?