Foto ilustruese

Zjarr në një qendër studimi për fëmijë një orë pas mesnate në Tiranë

18 Janar 2022, 07:54| Përditesimi: 18 Janar 2022, 07:59

  • Share

TIRANË- Vetëm një orë pas mesnate një zjarri ka "shpërthyer" në një qendër studimi për fëmijë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Thoma Koxhaj", ndërsa mësohet se ka vetëm dëme materiale.

Fatmirësisht incidenti nuk ndodhi në një orë gjatë ditës, pasi qendra është e mbushur me fëmijë dhe mësues.

Ende nuk dihen arsyet që sollën "shpërthimin" e zjarrit, ndërsa grupi hetimore po heton mbi rrethanat e ngjarjes.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?