Kronikë

Zjarr në Shashicë të Vlorës, flakët shumë pranë rrugës së Bypassit

20 Korrik, 14:38| Përditesimi: 20 Korrik, 14:49

  • Share

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë zonën e Shashicës në Vlorë, shumë pranë rrugës së re të Bypass-it.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, mëson se flakët po përhapen me shpejtësi dhe rrezikojnë seriozisht zonën përreth.

Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, që po punon për të vënë situatën nën kontroll.

Drejtuesit e mjeteve që kalojnë aty pranë këshillohen të tregojnë kujdes.

Rreziku për përhapje të mëtejshme është i lartë për shkak të erës dhe temperaturave të larta.


Lajmi kryesor:

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun e Llogarasë, aktivizohet edhe helikopteri i ushtrisë! Ministri Vengu zbret në terren: Orë të vështira


V.GJ /I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?