Zjarr i qëllimshëm në zyrat e Drejtorisë Arsimore në Fier, arrestohet autori! I riu kërkonte punë si mësues, hodhi benzinë, evakuohen punonjësit (PAMJET)

5 Mars 2021, 15:32| Përditesimi: 5 Mars 2021, 17:40

  • Share

Një zjarr i qëllimshëm është vënë në zyrat e Drejtorisë Arsimore në Fier, duke bërë që stafi i punonjësve të evakuohet. Zjarri ka rënë rreth orës 15:10, ku punonjësit kanë vënë re flakët në katin e dytë të Drejtorisë Arsimore Fier dhe kanë lajmëruar zjarrfikësen.

Zjarri është i qëllimshëm, ku autori është Indrit Alushaj, 33 vjeç, banues në Fier, i cili prej kohësh kërkonte të punësohej si mësues. Duke qenë se kjo nuk është realizuar ai ka menduar të merrte hak duke i hedhur benzinë zyrës dhe vënë zjarrin. Autori është zbuluar nga kamerat e sigurisë, që kanë filmuar skenën. 

Indit Alushaj, 33 vjeç, është mësuesi i lëndës Histori Arti dhe kërkonte të punësohej si mësues në DAR Fier.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Policia bëri të mundur arrestimin e tij pak orë më vonë.

 

Ora 17:38
Zjarri në zyrën arsimore në Fier, Report tv sjell pamjet nga dëmet materiale

Report Tv sjell video nga dëmet materiale që u shkaktuan në zyrën e katit të dytë në Drejtorinë e Arsimit në Fier nga zjarri i vënë nga Indrit Alushaj. Mure e objekte të djegura nga zjarri, që fatmirësisht u fik shpejt pa rrezikuar jetën e punonjëseve.

Ora 16:53
Fotot, kush është mësuesi që i vuri flakën zyrës së DAR në Fier

1614960520_Screenshot1.jpg

Indrit Alushaj

Indit Alushaj, 33 vjeç, është mësuesi i lëndës Histori Arti dhe kërkonte të punësohej si mësues në DAR Fier. Ka qenë ai që ka vënë zjarrin zyrës duke i hedhur benzinë, ndërsa u arrestua më pas nga policia.

Ora 16:49
I vuri zjarrin zyrës së Drejtorisë Arsimore Fier, arrestohet autori (VIDEO)

Policia ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorin, i cili i vuri zjarrin me benzinë zyrës së Drejtorisë Arsimore në Fier. Në pranga përfundoi Indrit Alushaj, 33 vjeç, banues në Fier, i cili për motive të dobëta i vuri zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë).

Ai kishte kërkuar të punësohej si mësues por duket se përgjigja negative nga DAR Fier, ka nxitur aktin e tij.

Ora 16:07
Detaje të reja nga zjarri në zyrën e Drejtorisë Arsimore në Fier, autori kërkonte të punësohej si mësues

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zjarrvënien e qëllimshme në zyrat e Drejtorisë Arsimore Fier. Autori është një person, i cili prej kohësh kërkonte të punësohej si mësues. Duke qenë se kjo nuk është realizuar ai ka menduar të merrte hak duke i hedhur benzinë zyrës dhe vënë zjarrin.

Autori është zbuluar nga kamerat e sigurisë, që kanë filmuar skenën.

1614955551_zjarr.jpg

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/03/2021 23:44

    Po vendet e mesuesise sikur fitohen me konkurs! A e kishte bere konkursin ky zoteria ?

    Përgjigju
  • Lala: 05/03/2021 20:15

    Ate fisin kush thot se duhet me I von zjarrin lekeve e taksave te shqiptareve me te cilat esht ndertuar godina. Ke inot shtetin mos ja jep voten AMA xhesti esht tipik xhest shpellari Se keta tipa na dogjen ne 91.ne 97.ne 98 e na kthyen mbrapa 50 vite te Dulles +40 te ketyre rrypave qe shkaterrojn djerse e popullit.po atje vertet punojn legena ama godina esht e shqiptareve e ndertuar me taksat tona mos bofshi hajer ishalla

    Përgjigju
  • Fieri: 05/03/2021 18:49

    Per kete djalin dua ta bej une burgun ne vend te ketij trimi bravo te madhe..po nuk e di mori flak mir a jo ..ore jan bandita ata te DAR fier ore jan maskarenj ..duhet te mblidhet shoqeria civile perpara gjukates ta shpetojm ..per ket trimin duhet te emerohet ministri i arsimit ..

    Përgjigju
    • Loni: 05/03/2021 20:11

      I lumte dora atij djalit... Bravo te madhe kembe fund doli ne pay nje person we I kundervihet ketij sistemi ordiner edhe I korruptuar. Nje bravo miko per gjestin e bere! Shembull per te gjithe we rendin pas njerezve edhe jo pas nevojave te tyre te domosdoshme.

  • DAR: 05/03/2021 18:35

    Si i verdallisin keta njerezit neper zyra do te ndodhte heret a vone!

    Përgjigju
  • rei: 05/03/2021 17:23

    o vllai ja bere mire se ka vajt aty ku nuk mban . Stresi papunesia te bejn ta besh 1 gje te till respekte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?