Fier/ Shuhet zjarri pranë ish-repartit ushtarak, u dëgjuan dhe shpërthime municionesh (VIDEO)

1 Gusht, 12:19| Përditesimi: 1 Gusht, 14:22

  • Share

Fier- Flakët përfshinë mesditën e sotme kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish- repartit ushtarak. Flakët u përhapën me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë.

Për shkak se zona dikur ka qenë repart ushtark u dëgjuan dhe shpërthime fishekësh. Por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve u arrit që flakët të izolohen dhe të shuhen.

Kreshnik Ymeri përgjegjës i Emergjencave Civile pranë prefekturës Fier, tha për Report Tv se ndërhyrja ishte e vështirë për shkak të municioneve të mbetura në vite që shpërthenin nga nxehtësia.

Ish reparti nuk ka pasur dëmtimeve vetëm disa shkurre.

A ishte i qëllimshëm?
Zjarre të rastësishme nuk ka, por nëse është e qëllimshme apo pakujdesi i takon policisë ta hetojë, tha Ymeri, i cili shtoi se flakët kanë ardhur nga jashtë territorit ku ndodhej ish reparti usharak.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?