Deputeti i PD, Lefter Gështenja ka reaguar mbi situatën me të cilën është përfshirë pika e grumbullimit të skrapit në ish-metalurgjikun e Elbasanit. Nëpërmjet një shkrimi në facebook, deputeti shprehet se ndërkohë që zjarri në fabrikën “Kurum” vijon prej orësh, qeveria është e zënë me probleme të tjera si ai i refugjatëve afrikanë të cilët pas marrëveshjes me Italinë pritet të strehohen në Shqipëri.
“Vazhdon zjarri në fabrikën “Kurum” në Elbasan.Pika e grumbullimit e skrapit në fabrikën “Kurum”, tek ish-Metalurgjiku i Elbasanit, është përfshirë nga flakët që prej paradites së sotme. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe situata në Elbasan paraqitet alarmante!
Qeveria është e "zënë" ka probleme të tjera më të rëndësishme siç është ajo e refugjatëve apo ndarja e bakllavasë për 2024!”- shkruan Gështenja në reagimin e bërë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Vijon zjarri në fabrikën 'Kurum' në Elbasan, Report Tv sjell pamjet! Drejtuesi teknik i sigurisë: Shkëndija e një baterie shkaktoi flakët! Tymi mbulon qytetin
B.V/ReportTv.al